NEANDERTALËT – BALLAFAQIM ME TË KALUARËN!
Nga Lorena Stroka
Neandertalët zëtëronin shumë tipare dhe sjellje të përbashkëta me njerëzit modernë. Mendimi i gabuar se Neandertalët ishin të rrëmujshëm, të kufizuar në inteligjencë dhe leshtarakë, vjen kryesisht nga paragjykimet tona. Faktet e mëposhtne do t’ju bëjnë të kuptoni se, ky “kushëri” primitiv jo vetëm ish i zgjuar, i fuqishëm por dhe shumë i ngjashëm me njeriun e sotëm.
Duke studiuar rreth 20 varre në Evropën Perëndimore, studiuesit arritën në përfundimin se Neandertalët ndonjëherë varrosnin të vdekurit e tyre. Megjithëse ky detaj mund të duket i parëndësishëm në shikim të parë, nuk duhet harruar që kjo traditë konsiderohet diçka që e bëjnë vetëm njerëzit modernë.
Neandertalët dinin ta përdornin shumë mirë zjarrin
Përdorimi i kontrolluar i zjarrit është një aftësi që e dallon njeriun nga speciet e tjera. Neandertalët ishin ekspertë edhe në këtë, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kolorados, u vërejt se Neandertalët dinin për zjarrin 400 mijë vjet më parë, jo vetëm për të gatuar, por edhe për të bërë mjetet e nevojshme.
Neandertalët ishin gjuetarë të aftë
Neandertalët dëshmuan se ishin gjuetarë të shkëlqyer me njohuri të thella të aftësive të nevojshme për të përdorur lloje të ndryshme mjetesh. Studiuesi holandez Gerrit Dusseldorp pohon se as kafsha më e vështirë nuk u ka shpëtuar nga duart. “Neandertalët ishin në gjendje të gjuanin më mirë se hienat!” thotë ai. Neandertalët ishin të vetëdijshëm për modelet e migrimit të drerave. Për sa i përket forcës, Smithsonian vëren se kockat e Neandertalit kanë një shkallë të lartë thyerjeje, e cila është e ngjashme me lëndimet midis kalorësve profesionistë rodeo që ndërveprojnë me kafshë të mëdha dhe të rrezikshme.
Njerëzit nuk pritën shumë për t’u çiftëzuar me Neandertalët
Hulumtimet e fundit tregojnë se çiftëzimi ka ndodhur shumë më herët dhe më shpesh sesa ne mendonim – 100,000 vjet më parë, njerëzit modernë që udhëtonin nga Afrika u takuan dhe u çiftëzuan me Neandertalët.
Çiftëzimi me Neandertalët ishte i keq për shëndetin tonë
Ndërsa diversiteti gjenetik që rrjedhoi nga këto kontakte siguroi që njerëzit që u larguan nga Afrika të mbijetojnë në kohët moderne, duket se shumë sëmundje gjenetike moderne kanë shumë të ngjarë të kenë ardhur nga Neandertalët. Një studim i ADN-së tregon se kjo trashëgimi mbart një rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut, goditjeve në tru, depresionit, lezioneve të lëkurës, varësisë nga nikotina dhe madje edhe kequshqyerjes. “Përfundimisht, studiuesit kanë zbuluar se variantet gjenetike të Neandertalëve lidhen me një rrezik në rritje të sëmundjeve, duke përfshirë sulmin në zemër dhe trashjen e arterieve”, thotë LiveScience.
Kishin zë të lartë
Megjithëse nuk kishin një fjalor shumë të ndërlikuar, neandertalët ishin të aftë për të folur shumëçka falë pranisë dhe pozicionit të humerusit, i cili është në qafë dhe mbështet rrënjën e gjuhës. Kjo është pikërisht kocka që lejon njerëzit modernë të qajnë.
Zhdukja e Neandertalëve
Për dekada të tëra, studiuesit besonin se diçka e keqe kishte ndodhur me Neandertalët që shkaktoi zhdukjen e tyre, ndërsa njerëzit po përparonin. Ndoshta njerëzit ishin gjuetarë më të zgjuar, më të mirë, kishin gjene më të mira për të luftuar sëmundjet ose ndoshta Neandertalët nuk mund të përshtateshin me ndryshimet klimatike dhe kështu ata vdiqën. Sipas një studimi të botuar në revistën Nature Communications zhdukja ishte një çështje e dinamikës së popullsisë dhe kohës. Është një parim bazë i ekologjisë: Dy specie nuk mund të zënë të njëjtin vend në të njëjtën kohë”. Neandertalët ndanë hapësirën me Homo sapiens për një kohë të shkurtër, por njerëzit i zëvendësuan ata si rezultat i “llojeve në lëvizje”./albstroka.com
© AlbStroka.com