You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETA QË ELIMINON DËMTIMET E LËKURËS NGA DIELLI

RECETA QË ELIMINON DËMTIMET E LËKURËS NGA DIELLI

lorena-stroka-biografia-foto-instagram-wikipedia-gazetare-blog-kontakt-gjatesia-kush-eshte-bashkeshorti© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ç’bëhet kështu? Si ka mundësi që s’paskam postuar asgjë për shumë kohë?! Si duket periudha e gjatë e izolimit pati një ndikim jashtëzakonisht negativ në jetët tona. Personalisht e përjetova shumë keq, si kurrë më parë ndalova të ëndërroja, të bëja plane afatgjate! Ndjeva frikë për prindërit, veten, familjen, të ardhmen e fëmijëve. Mos mendoni se tani jam çliruar plotësisht nga të njëjtat frikëra, jo përkundrazi, thjesht mësova t’i menaxhoj me më shumë gjakftohtësi. Kjo është e gjitha!

Muajt e verës u mundova të largoja sadopak ankthin e izolimit (me aq sa mundesha kuptohet). Për shkak të disa pengesave të papritura, anullova dhe udhëtimin për në Shqipëri, të cilin mezi e prisja. Pothuajse më të shumtën e kohës e kalova në plazh, jo në ndonjë ishull apo hotel luksoz, këtu vërdallë! Po doni ju që u kënaqa shumë… Ta dini se sekreti për të kaluar bukur nuk është vendi ku shkoni, por personat që zgjidhni për t’i vizituar ato.

lorena-stroka-foto-biografia-wikipedia-plazh-bikini-mosha-gjatesia-instagram-linkedin-books-kontakt-gazetare-albstroka-kush-eshte-blogE meqë jemi te daljet, duhet të keni parasysh se të qëndruarit jashtë, qoftë për punë apo për qejf, njëfarë problemi të krijon, kështuqë që asnjëherë mos neglizhoni pjesën e kujdesit të lëkurës.

Ekspozimi në diell, dashur padashur të shkakton dëmtime serioze. Përveç kremit me faktor të lartë mbrojtës, mëse i domosdoshëm është edhe aplikimi i maskave antirrudhë me efekt të ngjashëm botox-i.

Rikthimi i elasticitetit si dhe eliminimi i rrudhave të imta si pasojë e qëndrimit të gjatë në diell mund të arrihet shumë lehtë pëmes maskës së mëposhtme, të cilën personalisht nuk e ndava as këtë verë. Me shumë kënaqësi po e ndaj edhe me ju.

Përbërësit

2 lugë gjelle miell misri

4-5 lugë gjelle (afërsisht) lëng të freskët kastraveci

1 lugë gjelle krem qumështi

2-3 lugë gjelle lëng portokalli

lorena-stroka-mosha-foto-biografia-librat-gjatesia-kontakt-instagram-facebook-bikini-gazetare-albstroka-blog-linkedinPërgatitja

Si fillim përzieni miellin e misrit me lëngun e portokallit. Ndërkohë në një enë tjetër zieni 300 ml ujë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet, por jo plotësisht. Në vazhdim, brenda së njëjtës enë shtoni miellin e misrit (masën e homogjenizuar) dhe vendoseni përsëri në zjarr të ulët duke i trazuar derisa të krijohet një masë e trashë. Pasi të ftohet (përzierja), shtoni lëngun e kastravecit, kremin e qumështit, lëngun e portokallit dhe vijoni t’i përzieni.

Aplikojeni në fytyrë dhe dekolte (pa grim) dhe lëreni të veprojë për 25-30 minuta. Mandej shpëlahuni me ujë të vakët dhe pastaj përhapni kemin hidratues (të preferencës suaj).

Përsëriteni procesin për 3 ditë rresht. Masën e krijuar (maskën) mund  ta ruani në frigorifer për 72 orë./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top