You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË HIDRATONI FLOKËT PAS PERIUDHËS SË VERËS

SI TË HIDRATONI FLOKËT PAS PERIUDHËS SË VERËS

lorena-stroka-foto-biografia-wikipedia-gjatesia-gazetare-blog-books-poezi-facebook-instagram-tiktok-albstroka-kush-eshte-kontakt© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kripa, dielli, pluhuri, produktet e stilimit por dhe mungesa e vitaminave mund të dobësojnë cilësinë e flokëve tuaj, duke i bërë ato më të thata dhe pa shkëlqim. Mos harroni të kujdeseni për to rregullisht, mënyra ka sa të doni, mjafton të mos përtoni. Ja një maskë që e përdor shumë shpesh edhe unë vetë, sidomos gjatë mujave të verës.

Përbërësit

1 vezë

3-4 lugë gjelle kos fshati

2 lugë gjelle aloe vera

2-3 pika lëng shege

1 vitaminë E

lorena-stroka-kontakt-bashkeshorti-linkedin--wikipedia--instagram-facebook-bikini--books-mosha-gjatesia-height-albstroka-blogPërgatitja

Në një tas përzieni së bashku përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë e trashë, në vazhdim aplikojeni nga rrënjët deri në skaje duke i masazhuar lehtë për rreth 5 minuta. Pastaj mbështillini flokët me një membranë plastike për rreth 20 minuta të tjera. Në fund, lahuni si zakonisht. Maskën në fjalë mund ta aplikoni 1-2 herë në javë./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top