You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » The Trolley Dilemma

The Trolley Dilemma

Nga Lorena Stroka

The Trolley Dilemma – përbën një ndër eksperimentet më interesante që janë prezantuar deri më sot. Eksperimenti në fjalë mban firmën e filozofit  Philippa Foot.  Në thelb, The Trolley Dilemma, ka të bëjë me qëndrimin moral të individit dhe polemikën midis shkollave filozofike të konsekuencës (utilitarizmit) dhe etikës. E para i lidh veprimet tona me rezultatet që sjellin (të udhëhequr nga lumturia e shumë njerëzve), ndërsa e dyta propozon një qëndrim të pandryshueshëm të bazuar në vlerat morale. Nëse zgjedh të përdorësh levën je utilitar, mendon se jeta matet me numra, jeta e pesë personave ka më shumë vlerë sesa e një personi. Përkundrazi, ithtarët e etikës e respektojnë jetën e secilit. Nuk dëmtojnë njërin, për të mbrojtur disa.  Për ata vrasja e dikujt nuk justifikohet në asnjë lloj mënyre, pavarësisht rezultatit përfundimtar. Megjithatë, në versionin e parë të dilemës së trolley, shumica e njerëzve e tërheqin levën pa u menduar, duke u kthyer në “heronj”./albstroka.com

EKSPERIMENTI

Një trolley kalon shinat. Ju jeni në anë. Përpara jush është një levë që ndryshon drejtimin e tij. Në qoftë se e tërhiqni, shpëtoni pesë vetë, por vrisni një. Si do të vepronit?

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top