You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Jeta në Mesjetë

Jeta në Mesjetë

Nga Lorena Stroka

Sipërfaqet pyjore – Rreth vitit 1000 pothuajse e gjithë popullsia e Europës jetonte në natyrë. Kishte pak qytete dhe shumë fshatra të përhapura nëpër fusha e pyje me sipërfaqe të jashtëzakonshme.  Komunikimi i njërës zonë me tjetrën ishte shumë i vështirë.

Fushat – Fshatarët që jetonin në natyrë ishin të detyruar t’i shërbenin zotërisë së tyre që u sillej si skllevër. Pjesën më të madhe të jetës  e kalonin atyre arave duke punuar nga agimi deri në mbremje vonë. Kushtet e mbijetesës ishin mëse të skajshme, varfëria i mbështillte gjithandej. Pasi vinin të rraskapitur nga puna pa pagesë, ishin të detyruar të flinin në një haur bashkë me kafshët.

Bujqësia – Pas vitit 1000, kultivimet artificiale u përmirësuan ndjeshëm. U përhap përdorimi i mullinjve me ujë dhe erë. Më vonë, me ndihmën e kuajve, sklleverit e mjere ndjenë një dorë ndihmese. U rishikuan tokat e varfëra  dhe u prenë pemët në pyje për t’u ngrohur.

Tregtia – Rrugët filluan të zhurmonin nga dyndjet e masës: fshatarët shkonin në treg, teknikët dhe tregtarët pasuroheshin vazhdimisht. Përgjatë rrugëve ishin ngritur stacione të posaçme për shkëmbimin e kuajve.

Feudalët – Perandoria e Karlomagnit ishte e ndarë në shumë provinca. Mini-perandoritë kryesoheshin nga feudalët, domethënë miqtë besnikë të perandorit. Ata ishin të lidhur me perandorin nëpërmjet një vartësie në përputhje: ku brenda së cilës përmendej se perandori i bënte ata feudalë të një ngastre toke të kultivueshme, me kusht të vetëm gatishmërinë e tyre përballë çdo rreziku të mundshëm ndaj Karlit, pra të jepnin akoma dhe jetën e tyre në rast lufte.

Paratë – Sot ekziston një lloj kartmonedhe e veçantë për çdo vend. Në atë kohë, në të kundërt, çdo qytet kishte forintin ose skudon e vet. Pikërisht në atë periudhë u krijuan institucionet e para private që jepnin para me kredi.

Shtresat shoqërore – Shoqëria ishte e ndarë në shtresa. Ishin fisnikët, që kishin tokën, pastaj vinte shtresa e mesme që përbehej nga bankierët, tregtarët e pasur dhe teknikët. Në fund, ishte populli, që përbëhej nga magazinierët dhe teknikët e vegjël. Më të varfërit ishin puntorët e thjeshtë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top