You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » GJENOCIDI MË I HESHTUR NË HISTORINË BOTËRORE!

GJENOCIDI MË I HESHTUR NË HISTORINË BOTËRORE!

gazeta-albstroka-lorena-stroka-gazetare-wikipedia-perkthyese-shkrimtareNga Lorena Stroka

Termi gjenocid u themelua zyrtarisht pas Luftës së Dytë Botërore për të përshkruar krimet që synonin shfarosjen sistematike dhe të qëllimshme të një fisi të tërë ose një pjese të tij, në një vend të caktuar gjeografik. Diçka e tilllë arrihet ose përmes vrasjeve të njëpasnjëshme bashkësish, ose përmes metodave të tjera që kontribuojnë në shfarosjen masive të individëve që i përkasin një fisi të caktuar.

Gjithsesi  gjenocidi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë në planet, dhe në të njëjtën kohë më pak i diskutuar, është ai i indianëve vendas të kontinentit amerikan. Në përgjithësi, që nga vitet e para të “zbulimit” të Amerikës e deri në fund të shekullit të 19-të, më shumë se 100,000,000 indianë u vranë. Në vitin 1919, numri i indianëve vendas në Amerikën e Veriut arriti në 400,000, vetëm 18 deri në 19 milion më pak se në 1492. Ndërkohë që David Stannard, në librin e tij “Holokausti Amerikan”, përmend 100 milion njerëz të vrarë gjithsej, duke përfshirë rreth 18 milion në pjesë të Meksikës veriore dhe rreth 28 milion vdekje nga tregtia indigjene e skllevërve. Është e qartë që vendasit e paguan shumë shtrenjtë “privilegjin” e të jetuarit  në toka të pasura./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top