You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Perandoria Bizantine dhe tre periudhat kryesore të saj

Perandoria Bizantine dhe tre periudhat kryesore të saj

Nga Lorena Stroka

Në vitin 325 e.r., perandori Romak, Konstandini i Madh solli kryeqytetin e perandorisë romake nga Perëndimi në Lindje. Kryeqyteti i ri u quajt Roma e Re dhe më vonë Konstandinopojë (Stamboll). Fillimisht, kufijtë e perandorisë së re, që më vonë historianët e quajtën Perandori Bizantine, ishin kufijtë e së vjetrës. Me kalimin e kohës, nën presionin e kundërshtarëve të jashtëm, Bizanti humbi beteja të njëpasnjëshme, gjë që drejtoi në kufizimin rreth zonës së Konstandinopojës. Ndërsa në vitin 1453 rënia e Konstandinopojës shënoi dhe fundin e perandorisë së madhe. Karakteristikat kryesore të shtetit Bizantin ishin:

1. Feja e re, krishterimi.

2. Sjellja e kryeqytetit nga sfera e ndikimit të latinishtes në sferën e ndikimit të gjuhës greke.

3. Realizimi i ndryshimeve/reformave në legjislacion.

Fillimisht, perandoria Bizantine ishte një shtet polietnik me organizim dhe qeverisje romake, me fe krishtërimin dhe arsim që karakterizohej nga greqishtja e vjetër. Më vonë, u shndërrua në shtet me gjuhë të përbashkët greqishten, me dogmë  fetare ortodoksinë, dhe karakter të ri kulturor.

Shteti Bizantin luajti rol të rëndësishëm në përparimin e historisë ndërkombëtare. Bizanti si superfuqi që ishte, luajti rol të dyfishtë, nga njëra anë, mbështeti Europianët e atëhershëm nga sulmet barbare, dhe nga ana tjetër, mbajti dhe përhapi në pjesën tjetër të Europës thesarët artistikë dhe shkrimtareskë të lashtësisë.

Tri periudhat kryesore të periudhës bizantine

(1) Themelimi i perandorisë (324 – 565).

- Kryeqyteti zhvendoset nga Roma në Bizant (324).

- Shteti dhe ushtria realizon organizim rrënjësor (sistemi i tatimeve bëhet më i drejtë).

- Perandori nuk konsiderohet më zot.

- Shtet filokristian. Me përjashtim përpjekjen e dështuar të julianos, të risillte fenë e lashtë.

Lufta për ortodoksinë (378 – 518)

- Ndryshim strategjie në lidhje me trajtimin e barbarëve: shteti pranon shumë prej tyre në ushtrinë dhe shtetin e tij.

- Dogma ortodokse merr formën përfundimtare (451).

- Hapësirë midis kishës lindore dhe perëndimore (518).

Shekulli i Justinit (518 – 565)

- Ngjitja në fron e Justinit (527) .

- Ndryshim legjislacioni (solli ndryshime për Bizantin dhe botën perëndimore).

- Ndryshime në qeversje dhe ushtri.

- Lulëzim i artit të shkronjave. Ndërtohet tempulli i Shën Sofisë (Agia Sofias) (535).

Periudha e II (565 – 1081)

(1)Armiq të rinj (565 -717).

- Arabët.

- Vazhdojnë reformat në jetën e brendshme të shtetit.

Hapa pozitivë (717 – 867)

1. Luftim i suksesshëm i armiqve të huaj.

2. Ndryshimet e fundit rrënjësore në jetën e brendshme të shtetit.

Kulmi (867 -1025)

- Disa pushtime të reja.

- Përfundojnë luftërat e gjata me Bullgarët.

- Masa mbrojtëse për të varfërit.

Fillimi i problemeve serioze (1025 – 1081)

- Ndryshim i vazhdueshëm i perandorëve. Kontradikta serioze të brendshme.

- Perandori e dobët, nuk përballon dot armiqtë e jashtëm.

- Humbje e Bizantëve ndaj Turqve.

- Ndarja përfundimtare e dy kishave (1054).

Periudha e III (1081 – 1453)

(1)Perandoria humbet avash – avash pushtetin e saj (1081 – 1260).

- Ndërrime perandorësh. Kontradiktat e brendshme vijojnë…

- Politikë e keqe. Humbje të njëpasnjëshme me Kroatët, Serbët, Hungarezët, Turqit etj.

Rënia përfundimtare (1260 1453)

- Perandoria ndahet në “shtete” të vogla.

- Konstandinopoja vjen sërish në duart e bizantëve (1261).

- Turqit, forca e re e zonës, fitojnë vazhdimisht.

- Luftërat civile dobësojnë Bizantin.

- Ushtria e sulltan Muhametit II, pushton Konstandinopojën (1453).

- Perandori i fundit, Konstandin Paleologu, vritet në betejë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top