You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » LE TË FLASIM PAK PËR SHAPHISM-IN…

LE TË FLASIM PAK PËR SHAPHISM-IN…

Nga Lorena Stroka

Kemi dëgjuar për tortura e tortura, mirëpo rasti, rastit nuk i ngjan… Midis torturave të njohura të mesjetës ishte dhe ajo e shaphism-it. A e dini se çfarë është kjo? Në të kundërt me çfarë ndodh sot, në kohët e mëparshme të dënuarit para se të ekzekutoheshin kalonin të zinjtë e ullirit. Më konkretisht, viktima imponohej të konsumonte sasi të mëdha qumështi dhe mjalti (Ku është e keqja do të më thoni? Mos u nxitoni, historia vazhdon…). Dhe siç e dini këto lloj ushqimesh shkaktojnë diarre. Mirë të jesh i lirë, do gjesh një zgjidhje, por ku je i lidhur si i vete halli?

Pastaj torturuesit, i afroheshin viktimës dhe fillonin t’i lyenin trupin me mjaltë, ndërkohë që insektet flirtonin haptazi me mishin e ekspozuar. Vdekja, siç e kuptoni, në këtë rast vjen ngadalë dhe dhimbshëm./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top