You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » SPINTRIET DHE… SHTËPITË PUBLIKE!

SPINTRIET DHE… SHTËPITË PUBLIKE!

Nga Lorena Stroka

Spintriet ishin monedha të vogla prej bronzi, të cilat në njërën anë ikonizonin akte të ndryshme seksuale, ndërsa në anën tjetër thjesht një numër!

Emri i tyre vjen nga sfinkteri i lashtë grek dhe i referohet sfinkterit anal. Emërtimi në fjalë u përdor për herë të parë nga historiani Suetonius për t’iu referuar burrave që punonin në prostitucion.

Studiuesit argumentojnë se ato përdoreshin për të hyrë në shtëpitë publike të asokohe, pasi ishte e ndaluar të përdoreshin monedha që mbanin imazhin e perandorit.

Por ekziston edhe teoria/varianti se ato mund të kenë qenë thjesht pjesë e një loje.

Monedhat në fjalë u shtypën rreth viteve 22-37 pas lindjes së Krishtit dhe ishin pak më të vogla se monedha 0.50 euro./AlbStroka.com

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top