You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Fundi i një konteshe!

Fundi i një konteshe!

Nga Lorena Stroka

Maria Gunninig ose Lady Coventry, siç ishte e njohur gjerësisht, lindi më 1733 në Londër dhe ishte një nga gratë më të bukura të kohës së saj. Maria Gunnig mbeti në histori për fiksimin që kishte me përdorimin e tepruar të produkteve kozmetike për  të mbuluar defektet e lëkurës së saj Sasitë e tepërta të make up-it që ajo  përdorte përditë nuk kishin të shkuar. Në atë kohë, makijazhi “i rënduar” ishte në modë, ndërsa tendenca që gratë të kishin lëkurë të bardhë dhe mollëza të kuqe vinte direkt nga Parisi.

Në vitin 1752 Maria Gunning u njohë dhe u martua me Kontin e VI të Coventry, si rezultat i kësaj, ajo rrethohej vetëm nga njerëz të shoqërisë së lartë. Ambicia e saj për të qenë sa më e bukur dhe e pëlqyeshme nga cikli aristokrat, e drejtoi në ekzagjerime… Trashësia e make up-it që ajo aplikonte në fytyrë shumëfishohej nga dita në ditë. Bukuroshja e dikurshme, tashmë kishte filluar të ngjante me maskë…

Bashkëshorti i saj e urrente këtë praktikë, ndaj dhe herë pas here e kishte këshilluar t’i jepte fund – sepse përveçse e bezdisshme ishte dhe mjaft e rrezikshme për shëndetin e saj – makijazhi i asaj kohe përmbante sasi të larta plumbi. Megjithatë, injoranca e konteshës dhe refuzimi i saj për të kufizuar përdorimin e tyre i rezervuan një fund të parakohshëm… Në vitin 1760, Kontesha vdiq nga helmimi i gjakut (për shkak të plumbit)… Ishte vetëm 27 vjeçe, edhe pse natyra i kishte falur një fytyrë të mrekullueshme, ambicia e saj për të arritur përsosmërinë e bëri të njohur botërisht si “viktimën e parë të produkteve kozmetike…”.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top