KOVA QË U BË SHKAK PËR SHPËRTHIMIN E NJË LUFTE ME 2000 VIKTIMA!
Nga Lorena Stroka
Luftërat në mbarë botën nuk duhej të kishin ndodhur, aq më pak ajo e Zappolino-s, e cila u bë për shkak të një kove prej druri!
Lufta e Oaken Bucket, siç është e njohur gjerësisht, u krye në vitin 1325 mes qytet-shteteve rivale të Bolonjës dhe Modenës, në Itali. Lufta filloi kur një grup banorësh nga Modena vodhi një kovë prej druri, të cilën vendasit e përdornin për nxjerrjen e ujit të pusit, në qendër të Bolonjës!
Edhe pse kova nuk kishte ndonjë vlerë historike apo sentimentale për vendasit, gjesti në fjalë u cilësua absolutisht fyese për krenarinë e qytetarëve, të cilët të poshtëruar kërkuan kthimin e kovës. Banorët e Modenës e refuzuan kërkesën e palës tjetër, kështu dhe shpërtheu lufta mes tyre!
Bolonja mblodhi një ushtri të stërmadhe, të përbërë nga 30.000 ushtarë dhe 2000 kalorës dhe u nis drejt fushës së betejës, e cila gjendej në afërsi të komunitetit të Zappolino-s.
Nga ana tjetër Modena mezi mblodhi vetëm 7000 burra prej të cilësve 2000 kalorës.
Mirëpo pavarësisht epërsisë numerike, ushtria e Bolonjës ishte ajo që humbi betejën!
Ushtria e Modenës arritë të rrëzonte dyert e Bolonjës e të shkatërronte dhjetra kështjella, me vrullin që kishte marrë mund të rrafshonte të gjithë qytetin, por nuk deshi vetë.
Në këtë luftë qesharake humbën jetën plot 2000 persona, si dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
Natyrisht kjo luftë ishte kulmi i një konflikti të gjatë mes dy fraksioneve ndërluftuese në Italinë veriore – që gjendeshin në anët e kundërta të një traverse edhe më të madhe mes Vatikanit dhe Perandorisë së Shenjtë Romake për mbikëqyrjen e Europës Mesjetare.
Pas luftës, të dyja palët përfunduan në paqe dhe Modena në shenjë dashamirësie pranoi të rikthente një pjesë të plaçkitjeve të bëra në Bolonjë.
Sa i përket kovës prej druri, nuk e kthyen kurrë më pas. Sot, një kopje e kovës origjinale gjendet në mjediset e Bashkisë së Bolonjës!/albstroka.com/
© AlbStroka.com