You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » MUZEU I TORTURAVE!

MUZEU I TORTURAVE!

Nga Lorena Stroka

Mdina është cilësuar si kryeqyteti historik i Maltës. “Qyteti i heshtur” që u shndërrua në ferrin e qindra mijëra të pafatëve!

Mdina njihet gjithandej për një ndërtesë aspak të zakontë, një mjedis hijerëndë të përlyer me lot e gjak bashkë! Bëhet fjalë për një nga muzetë më tronditës në botë: Muzeun e Torturave, i cili në fakt është një ish burg i vjetër.

Mdina është gjithashtu shtëpia e shumë pasardhësve fisnikë nga Siçilia, Spanja dhe jo vetëm, që dikur jetonin në zonën përreth.

Pamjet brenda muzeut kapërcejnë çdo imagjinatë, janë jashtëzakonisht të frikshme, jashtëzakonisht të trishtueshme, është e pamundur t’i kundrosh pa ndjerë një lëmsh në grykë! Gjithçka e ekspozuar aty të bën të mos harrosh kurrë se sa mizore mund të bëhet natyra njerëzore. Diçka që duhet patjetër ta parandalojmë që të mos ndodhë përsëri./AlbStroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top