TË PATHËNAT E… MATRONAVE!

Nga Lorena STROKA
Në zemrën e Romës së Lashtë, mes gurëve të shndritshëm të tempujve dhe lavdisë së pasur të triumfeve, ekzistonte një botë e fshehtë dhe e ndaluar – një botë ku dëshira dhe pasioni flinin në shikimet e shkurtra dhe prehjet e paprekura. Gratë e saj, të mbështjella me petk “pafajësie’’, e dinin mirë se trupi i tyre ishte një fushëbetejë mes dëshirës dhe imponimit…
Për matronat e Romës, imazhi i nderit dhe respektit ishte një detyrë e shenjtë, por nën këtë fasadë digjej një zjarr që nuk mund të shuhej, një epsh i shfrenuar që kërkonte vetëm një prekje për të shpërthyer… Një shikim i kthyer, një buzëqeshje e ngrohtë, një lëvizje e ngadaltë dhe elegante e trupit – çdo detaj ishte një thirrje e padukshme për ndërveprim, një ftesë për mëkatim!
Lodrat e kënaqësisë, prej druri aromatik dhe lëkure e butë, kalonin nga dora në dorë, si një ritual i fshehtë pasioni. Shumë më tepër se sende të thjeshta, ato ishin një shkrirje delikate ndjesish dhe dëshirash. Çdo ndjesi, çdo prekje, ishte një kërkim i dëshirës që shkrinte gjithçka rreth saj, duke lënë pas një aromë eksituese dhe të paevitueshme.
Kurtizanet e Romës, meretrices, më mirë se çdokush tjetër dinin të luanin lojën e joshjes. Buzëkuqi i ndezur shprehte mister dhe epsh, ndërsa flokët e thurur gërshetë jepnin ndjesinë e një natyre të çliruar, çdo element i jashtëm ishte pjesë e një loje më të madhe. Shikimet e tyre, të mbushura me premtime të pathëna, çonin drejt një ekstaze të papërshkrueshme. Ata që kalonin pranë tyre, ndienin se diçka e fshehtë po i thërriste, një joshje që nuk mund ta refuzonin, një pasion që shkërmoqte çdo pengesë.
Roma e vërtetë nuk ishte vetëm vend i gjeneralëve dhe senatorëve, ishte edhe një qytet ku pasioni pas rregullave të ashpra dhe tivetës së purpurtë, gjente përherë një mënyrë për të lulëzuar në kthinën e natës — tinëzisht, fuqishëm, pangopshëm. Jeta erotike e grave të Romës i përngjante një lumi që rridhte nëntokë — i padukshëm, i pandalshëm por gjithmonë marramendës./AlbStroka.com
© AlbStroka.com