You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » KARLI I MADH – SHARLEMANJI

KARLI I MADH – SHARLEMANJI

                                                                                                                            Nga Lorena Stroka

Trim dhe shpirtmirë – Karli, mbreti i frankëve, u quajt Sharlemanj që do të thotë I MADH. Ishte me të vërtetë një udhëheqës i guximshëm: mundi Danezët, Sllavët, Saksonët dhe Bavarianët. Mundi gjithashtu edhe Lombardët pavarësisht se gruaja e tij e parë ishte vajza e mbretit të tyre. Karli përveçse një trim i paparë, ishte dhe njeri i logjikshëm, thuhet se sa herë që fitonte, popullit të mundur kurrë nuk i sillej keq… përkundrazi, i konsideronte nënshtetas të një shteti të vetëm, me të drejta të barabarta.

Perandor – Natën e Krishtlindjes të vitit 800, në Romë, Karli u kurorëzua perandor i të gjithë të krishterëve. Kështu pra lindi Perandoria e Shenjtë Romake.

Një qeverisje e mençur – Perandoria e Sharlemanjit ishte jashtëzakonisht e madhe dhe shumë e vështirë për t’u qeverisur. Prandaj dhe vendosi ta ndante në qarqe dhe marka (lloj qarku në kuifij), çdo zonë kryesohej nga njerëz të besës të cilët u quajtën përkatësisht kont dhe markez. Për të pasur një linjë komunikimi midis zonave, akoma edhe me ato më të largëtat, u krijuan misionarët Dominikanë, funksionarë që përcillnin kudo mesazhet e mbretit.

Shkollat dhe kultura – Sharlemanji fliste shumë gjuhë të huaja, por dinte fare pak të lexonte dhe të shkruante. Ngaqë e donte shumë kulturën urdhëroi ndërtimin e një sërë shkollave në të gjitha qytetet dhe manastiret e vendit me qëllim edukimin e të rinjve. Drejtësisht Sharlemanji është karakterizuar si një përkrahës i shkëlqyer i kulturës.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top