PSE SPARTANET STËRVITESHIN LAKURIQ?
Nga Lorena Stroka
Spartanet njihen si gratë më të himnizuara, ndërkohë edhe më të përfolura në krahasim me greket e tjera, që nga antikiteti e deri më sot. Ato ishin të vetmet gra, të cilave shteti u kishte siguruar edukim publik.
Të gjithë burrat e Spartës stërviteshin rregullisht për t’u bërë luftëtarë, ndërsa detyra kryesore e grave ishte të lindnin luftëtarë të ardhshëm… Gjithashtu ishin të vetmet gra që stërviteshin lakuriq.
Nuk kishte asgjë të turpshme ose banale në lakuriqësinë e tyre. Ishte diçka plotësisht e pafajshme, pa asnjë shenjë imoraliteti. Përkundrazi, nxiste thjeshtësinë, lirshmërinë, dhe dashurinë për sportet, duke i dhënë femrës një shije të trimërisë mashkullore.
Rezultati ishte që gratë të flisnin dhe mendonin ashtu siç thuhej se kishte folur dikur edhe gruaja e Leonidhës, Gorgoja, kur një grua e huaj i pati thënë asaj: “Ju spartanet jeni të vetmet gra që mund të sundoni burrat”, dhe ajo i qe përgjigjur: “Po, sepse jemi dhe të vetmet që lindim burra”./Lorena Stroka
© AlbStroka.com