You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » GRATË DHE… GROPA!

GRATË DHE… GROPA!

Përktheu: Lorena Stroka

Tri gra të cilat kishin marrë udhën për të shkuar diku, papritmas u ndeshën me një gropë të madhe brenda së cilës gjendej… Lumturia.

S’vonon shumë dhe gruaja e parë thotë:

– Lumturi, dua të më bësh të bukur.

Ajo u shndërrua menjëherë në një bukuroshe dhe u largua e lumtur.

Në vijim, e merr fjalën gruaja e dytë:

– Lumturi, dua të më bësh të pasur.

Përnjëherë para saj u shfaq një arkë plot me ar dhe diamante, gruaja e mori dhe u largua e lumtur.

Vetëm gruaja e tretë nuk kërkoi asgjë, ndaj dhe Lumturia e pyeti:

– Më thuaj çfarë dëshiron që të bëj për ty, dhe unë do të ta jap në çast?

Atëherë, gruaja u përkul, shtriu dorën dhe i tha:

– Më jep dorën dhe e nxorri Lumturinë nga gropa.

Pastaj vazhdoi rrugën dhe Lumturia e ndoqi pas./LorenaStroka

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top