You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Rikard Zemërluani

Rikard Zemërluani

Nga Lorena Stroka

Kryqzatat – Vendet e Shenjta ishin banuar qysh më parë nga Arabët. Priftërinjtë e asaj kohe dërguan mbretërit e krishterë të rimerrnin Vendet e Shenjta ku kishte jetuar Jezusi. U organizuan shumë misione, që u quajtën kryqzata, sepse të gjithë pjesëmarrësit kishin si simbol të vetëm kryqin e Jezusit.

Zemërluani – Sapo u bë mbret, Rikard I i Anglisë shiti gjithçka që kishte vetëm dhe vetëm për të përballuar shpenzimet e delegacionit në Vendet e Shenjta. Më 1191 u nis nga deti me një flotë të madhe dhe filloi një udhëtim të gjatë për në Jeruzalem. Falë guximit dhe trimërisë së tij u quajt Rikard Zemërluani.

Shi gurësh – Kur mbërriti në Vendet e Shenjta, pas një udhëtimi që zgjati më shumë se një vit, ndihmoi kryqmbajtësit e tjerë që të pushtonin qytetin e Shën Joanit të Akrës. Kështu pra vendosi të ndërtojë makina luftimi që hidhnin gurë mbi armiqtë.

Kryqmbajtësit dhe Bizanti – Shumë kryqzata, në emër të liberalizimit të Tokës së Shenjtë, kishin si qëllim të vetëm goditjen e Bizantit dhe plaçkitjen  e Kostandinopojës së pasur. Ndër arsyet kryesore të dobësimit të Perandorisë Bizantine ishin dhe kryqzatat e famshme të perëndimorëve.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top