You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » TORTURA E NGULJES NË HELL GJATË MESJETËS!

TORTURA E NGULJES NË HELL GJATË MESJETËS!

Nga Lorena Stroka

Nga shumëkush Mesjeta është karakterizuar si periudha më e errët në epokën e njeriut nga kohët e lashta e deri më sot. Në atë kohë mbizotëronte prapambetja, frika për të panjohurën, bestytnia, heshtja ndaj logjikës njerëzore dhe zgjerimit intelektual.

Përveç miliona të vdekurve që la pas kolera, ç’gjë tjetër mund të na demonstrojë ajo periudhë? Mijëra të vdekur, viktima të bestytnive të ndryshme. Shumë herë për t’i hequr qafe ata fatkeqë përdoreshin dhjetra metoda rrënqethëse, tortura që as në trillimet më të mëdha nuk janë ndeshur ndonjëherë. Sot do të flasim për një prej tyre, për nguljen në hell…

Një shkop i mprehtë prej druri shponte trupin e vuajtësit. Depërtimi i hellit kryhej kryesisht përmes anusit ose vaginës dhe dilte në brinjë ose gojë. I gjithë procesi realizohej në mënyrë të tillë që të mos shkaktohej vdekje e menjëhershme te njeriu, por të përjetonte dhembje të padurueshme, deri në tre ditë… para se të vdiste. Kujdeseshin që helli të mos i dëmtonte organet e brendshme, gjithashtu kufizonin gjakderdhjen, për të ngadalësuar torturën… Zakonisht, i dënuari qëndronte drejt, pesha e të cilit i bënte dhembjet akoma më të tmerrshme./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top