You Are Here: Home » Posts tagged "vaj-kokosi"

SI TË PËRGATISNI VETË KUBE ANTIRRUDHË PËR LËKURËN E TRUPIT

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Në më të shumtën e rasteve, procesi i scrub-it cilësohet si një rutinë e panevojshme, kur në të vërtetë, 50% e rrudhave vijnë si pasojë e mungesës së pastrimit të mirëfilltë të lëkurës. Më poshtë, po ju citoj përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e disa kubeve të posaçëm që shërbejnë për luftimin e plakjes së trupit. Përbërësit 2 filxhanë llum kafeje (espre ...

Read more

SI TË HIQNI NË PAK KOHË RRUDHAT PERIORBITALE (NË ANËT E SYVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ç'është kjo punë, po si kaloi gati një muaj pa postuar asgjë në rubrikën e bukurisë?! As vetë nuk më besohet, mungesa kaq të gjata, kam kohë pa bërë, mbase dhe vite (diku nga 2012 më duket se pata bërë një shkëputje 2-3 mujore nga faqja). Gjithsesi këtë herë ndikoi edhe problemi me këmbën (do më thoni, po pse me këmbë shkruan ti moj motër?!) Jo, po ja ishte një just ...

Read more

TERAPI ME VAJ KEDRE PËR FLOKË SUPER TË DENDUR

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Sa më të gjatë i keni flokët, aq më shumë nevojë kanë për përkujdesje. Po çfarë nënkuptojmë me fjalën përkujdesje? Lyerje, krehje, shtrirje e dredhje? Sigurisht që jo! Përkujdesja ka të bëjë me ushqyerjen dhe rigjenerimin e tyre në thellësi, e cila është e pamundur të arrihet vetëm përmes një vizite mujore në flokëtore. Disa ngatërrojnë efektin e përkohshëm të paruk ...

Read more

SI T’I BËJMË FLOKËT TË NA RRITEN MË SHPEJT

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Në fakt, këtë shkrimin e kisha në plan ta postoja disa ditë më parë, por, për shkak të një humbjeje që patëm në familje, automatikisht u anulua. Sot, duke qenë se ndihem disi më e kthjellët psikologjikisht, pas gjithë asaj që ndodhi, vendosa të rikthehem këtu, te "shtëpia ime" virtuale, jo për t’u qaravitur, siç duan të besojnë disa “dashamirës”. Qëndrimi i dobët (q ...

Read more

SI TË HEQIM RRUDHAT TE PJESA E SYVE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Qëllimi i gabimeve është mospërsëritja e tyre në të ardhmen – kështu nuk themi të gjithë? Sa prej nesh i qëndrojnë besnikë kësaj thënieje tipike?! Besomëni fare pak! Ves i keq, pakujdesi, papjekuri, mungesë serioziteti, rrezikshmëri – sido që ta quani, përsëri do të keni të drejtë. Për fat të keq, këtu e shumë vjet, bëj pjesë tek ata personat që kur dalin nga shtëpi ...

Read more

KREM NË KUSHTE SHTËPIE PËR LËKURA TË NDJESHME E TË THATA

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Si është më mirë të kesh lëkurë të yndyrshme apo të thatë? Duke qenë se vetë bëj pjesë te personat me lëkurë të ndjeshme e të thatë, mund të them me bindje të plotë se nevojitet kujdes jashtëzakonisht i madh për të mbajtur larg krijimin e rrudhave, sidomos kur bën ftohtë dhe dehidratimi është i pashmangshëm. Nga ana tjetër, lëkura e yndyrshme, është më elastike, më ...

Read more

KREMI USHQYES QË RIPËRTËRIN GJINJTË PAS LINDJES

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Javët e shkuara më ndodhi diçka e habitshme, flija aq shumë orë, sa vështirësohesha të dalloja se kur ishte mëngjes, drekë apo darkë! Gjumashe nuk kam qenë kurrë, akoma dhe në fëmijëri, kur të gjitha shoqet e mia shkonin në shtëpi për të bërë gjumin e detyruar të drekës, unë bëja diçka tjetër: shfletoja ndonjë libër, (më pëlqenin librat fetarë - ngjanin me përralla ...

Read more

MASKA QË DUHET TË PËRGATISNI NËSE KENI FLOKË TË HOLLË

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ju ka qëlluar ndonjëherë të ndjeni mall për dikë, të pyesni për të, por, të mos keni asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me vetë personin për më shumë se një dekadë? Mua PO! Gjatë viteve të fëmijërisë kisha një shoqe-motër të vërtetë, një vajzë simpatike, nxënëse shembullore dhe tepër inteligjente, e veçantë në çdo drejtim, me të cilën humbëm disi papritur për çështje s ...

Read more

PRODUKTI QË PËRDORIN TË GJITHA INDIANET PËR FLOKË SUPER TË GJATA E TË SHËNDETSHME

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Indianet nuk njihen vetëm si femrat me flokët më të gjata në botë, por, dhe më të shëndetshme njëkohësisht. Mendoni se është është vetëm çështje gjenesh, apo dhe ndërhyrja njerëzore diçka arrin të bëjë?! Sekreti i tyre është një formulë "magjike", më konkretisht, një lloj vaji, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt rritjen dhe dendësimin e flokëve. Vaji në fjalë, ...

Read more

KREM DEPILIMI NË KUSHTE SHTËPIE PËR PJESËN INTIME

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! E cili është ai që nuk do të tundohej nga pamja e një trupi të bukur, të pastër e të depiluar mirë?! Në qoftë se mes jush ka ende nga ata që besojnë se depilimi është vetëm "çeshtje femrash", dhe se çdo përpjekje përshtatjeje nga gjinia e kundërt është e turpshme apo e dënueshme, mendoj se ka ardhur koha ta rimendojnë, dhe mbi të gjitha të kuptojnë se higjiena nuk n ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top