You Are Here: Home » 2009 (Page 11)

MALL – KUDO DHE ASKUND

MALL © Lorena Stroka Kisha kohë pa kaluar, rrugës që të shpinte atje, te burimi ujë-kulluar, ku dikur takoheshim ne… Më thanë se ka shteruar, në të s’shkon më njeri, e pamundur, mendova, të vdesë një vend i tillë… Ndaj vendosa të shkoj, ta shoh me sytë e mi, të bindesha për të kundërtën, të të ndieja përsëri… Rrugës tek zbrisja, malli më gulçonte në shpirt, lutesha gjithçka të qe veç ëndërr, të mos kish’ ar ...

Read more

Larja e duarve përbën mënyrë jetese

Nga Lorena Stroka A e keni menduar ndonjëherë se sa mikrobe qarkullojnë në duart tuaja të bukura e të buta? Jashtë mase. Për këtë arsye, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me higjienën e tyre. Mjafton të sillni në mend se sa gjëra kalojnë nga duart tuaja përditë, për të kuptuar arsyen se pse larja e tyre përbën mënyrë jetese... Larja e duarve, është një nga rregullat themelore që mësojmë qysh në hapat e ...

Read more

Si të reduktoni dhembjet gjatë ciklit menstrual

Nga Lorena Stroka I përkisni kategorisë së femrave që vuajnë nga dhembje të forta gjatë ciklit menstrual? Nëse po, mos u shqetësoni më, pasi problemi është i trajtueshëm... kjo mund të arrihet përmes marrjes së qetësuesve ose ndjekjes së disa këshillave të vlefshme... Së pari, mos harroni të shtoni në menunë tuaj të përditshme ushqime të pasura me kalcium, magnez dhe yndyrna omega-3, të gjitha këto ndihmojn ...

Read more

Gabimet që rëndojnë lëkurën…

Nga Lorena Stroka Herë nga padituria e herë nga mospasja e kohës, tema e përkujdesjes së vetes kalon në fazën e shtyrjes. Rjedhimisht, në vend që të luftojmë në kohë çdo shenjë lodhjeje, u lëmë hapësirë që të shtohen më shumë... Cilat janë gabimet më të zakonshme që përkeqësojnë gjendjen e lëkurës sonë? Gabimi i parë: Duke qenë se e kemi më të lehtë, gjëja e parë që na vjen në mend kur duam të lajmë fytyrën ...

Read more

Bimë kuruese…

Nga Lorena Stroka Keni dhembje barku? Nuk flini dot? Ju është ngjirur zëri? Kush tha që zgjidhjen e gjeni vetëm tek barnat. Qysh nga lashtësia e deri në ditët tona, bimët e duhura kanë shëruar qindra-mijëra njerëz nga shumë sëmundje serioze për jetën. Sot, do të njihemi, me disa nga bimët më të mira e më të përdorura tradicionalisht. Kamomili është një bimë (njëvjeçare) që rritet në vende fushore e kodrinor ...

Read more

Sindroma KAWASAKI

Nga Lorena Stroka Sëmundja Kawasaki ose siç njihet ndryshe Sindroma Kawasaki është sëmundja që përshkroi për herë të parë Japonezi Tomisaku Kawasaki, nga i cili mori dhe emrin. Pjesa dërrmuese e të sëmurëve është nën 4 vjeç, rrallëherë sëmundja prek fëmijët mbi 8 vjeç. Shfaqet kryesisht në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës. Simptomat më të shpeshta të sindromës  janë: 1. temperatura e lartë (për pes ...

Read more

Mushkri artificiale

   Nga Lorena Stroka Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Swansea-s gjendet në proces zhvillimi të mushkrive artificiale. Ata besojnë se në të ardhmen e afërt, zbulimi i tanishëm do t'u vijë në ndihmë të gjithë personave që kanë probleme respiratore (frymëmarrjeje).  Sipas hulumtuesve pajisja nuk do te tejkalojë madhësinë e një palë syzeve dielli, dhe se roli kryesor i saj do te jete oksigjenimi i ...

Read more

Pse ujqit e Amerikës janë të zinj?

Nga Lorena Stroka Një ekip biologësh dhe gjenetistësh amerikanë dhe italianë arritën t’i pergjigjen pyetjes se pse ujqit e Amerikës  janë të zinj, ndërsa të Europës janë të bardhë dhe gri. Sipas tyre ujqit e egër (gri) zhvilluan lidhje gjaku me qentë e zinj. Shkencëtarët përdorën teknika gjenetike molekulare për të analizuar ADN-në e 150 ujqve, dhe zbuluan se një gjen i ndryshuar qeni  u transportua tek ujq ...

Read more

Depresioni fshihet pas dhembjes së qafës

Nga Lorena Stroka Shkencëtarët Gjermanë zbuluan se shkaqet e dhembjes së qafës nuk janë vetëm natyrore. Gjendja e rënduar shpirtërore, depresioni dhe stresi lidhen ngushtë me dhembjet e shpeshta të qafës. Sipas Dr. Martin Scherer “kur njerëzit që vuajnë nga dhembjet e qafës kërkojnë mjekim për të pasur efekte të mira, është e rëndësishme të merren parasysh faktorët psiko-socialë, dhe të përfshihen në terapi ...

Read more

Si të keni një GJOKS TË FORTË

                                     Nga Lorena Stroka Gjoksi konsiderohet simbol i seksualitetit të gruas. Të gjitha do të dëshironim të kishim një gjoks të fortë dhe të rrumbullaktë. Por pas lindjeve, jo të gjitha gratë arrijnë të  kenë një gjoks të mirë, pasi shfaqja e ragadeve dhe zbutja e menjëhershme si rezultat i qumështit e vështirëson vizionin e përsosmërisë. Pikërisht për këtë arsye, shikojmë ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top