You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 32)

3 RECETAT MË TË MIRA PËR GJINJ TË FORTË E TË NGRITUR

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Pasja e një gjoksi të bukur nuk duhet parë si e vetmja mënyrë për tërheqjen e meshkujve. Sepse ajo është një "armë" e përkohshme që në rrjedhën e kohës, ashtu si dhe çdo pjesë tjetër e trupit, mund të mos jetë më aq joshëse sa më parë. Përvoja e jetës na ka treguar se lidhjet e krijuara, vetëm në bazë të paraqitjes së jashtme, kanë rezultuar tërësisht të dështuara d ...

Read more

FOTO/ HAID AL-JAZIL, “MREKULLIA” E NDËRTUAR MBI SHKËMBINJ

Nga Lorena Stroka Në Jemen nuk ka liqene apo lumenj. Për njerëzit që jetojnë larg brigjeve, i vetmi burim për të siguruar ujë, janë disa vende të ulta mes malesh e kodrash, nëpër të cilat zakonisht kalon një rrjedhë e gjatë uji, të ashtuquajturat wadis. Për shkak të kësaj mungese, shumë njerëz detyrohen të ndërtojnë vendbanime të reja, si Haid Al-Jazil, mbi këto lugina, për të shfrytëzuar në maksimum burime ...

Read more

MASKË BIO PËR NJË FYTYRË TË PASTËR DHE PA RRUDHA

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Si vapë që është, një kurë shtesë e do lëkura e shkretë. Gëzimet, hidhërimet, dimrat e beharet, dashur padashur lenë shenjat e tyre mbi ne, duke na bërë të mos dimë se nga t'ia mbajmë. Të kamurit e mbajnë frymën te kirurgu plastik, ndërsa të skamurit, e shumta deri te ndonjë shitore për të siguruar ushqimin e ditës. Mirëpo kjo vështirësi nuk duhet keqkuptuar, sepse ...

Read more

ZBULOHET NJË “TOPTH” I PURPURT NË FUND TË OQEANIT, JA ÇFARË MENDOHET TË JETË

Nga Lorena Stroka Në ishujt Channel, afër Kalifornisë, studiuesit gjetën një specie misterioze, një "topth" të purpurt ndërsa lundronte në thellësi të ujrave. Ata dyshojnë se mund të jetë një lloj kërmilli deti, ndërkohë që kërkimet për përcaktimin e emërtimit përfundimtar ende vijojnë. Anija hulumtuese, e cila merret me eksplorimin e zonës përreth, arriti të identifikonte qenien e rrallë mes dhjetra korale ...

Read more

FOTO/ A KENI PARË NDONJËHERË PESHK ME… DUAR?

Nga Lorena Stroka Mos ia lejoni vetes të bini pre e "buzëqeshjes" së ëmbël të këtij "vocërrakut" lozonjar, pasi në të vërtetë është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe toksik! Axolotls është një "qen uji", i njohur ndryshe si "peshku që ecën", për shkak të këmbëve dhe duarve që duket sikur ka. Peshku në fjalë, ose më saktë picërraku që shihni në fotot e mëposhtme, bën pjesë në familjen Ambystoma mexicanum dhe ...

Read more

NJIHUNI ME DISA PREJ TEORIVE MË TË ÇUDITSHME FILOZOFIKE!

Nga Lorena Stroka Megjithëse shumë njerëz besojnë se filozofia është një "shkollë e padobishme", kurrkush nuk mund të mohojë faktin që ajo vijon të jetë mënyra më e mirë për të të "turbulluar" mendjen!  Është tjetër gjë të të ngatërrojë dikush tjetër, dhe krejt  e ndryshme të ngatërrosh ti vetveten! Më poshtë do të njihemi me disa prej teorive më të çuditshme filozofike. Disa prej tyre kanë njëfarë kuptimi, ...

Read more

SI TË HIQNI NË PAK KOHË RRUDHAT PERIORBITALE (NË ANËT E SYVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ç'është kjo punë, po si kaloi gati një muaj pa postuar asgjë në rubrikën e bukurisë?! As vetë nuk më besohet, mungesa kaq të gjata, kam kohë pa bërë, mbase dhe vite (diku nga 2012 më duket se pata bërë një shkëputje 2-3 mujore nga faqja). Gjithsesi këtë herë ndikoi edhe problemi me këmbën (do më thoni, po pse me këmbë shkruan ti moj motër?!) Jo, po ja ishte një just ...

Read more

GABIMI MË I MADH ËSHTË TË HAPËSH NJË DERË QË NUK MUND TË MBYLLËSH DOT MË…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehemapton University, UK Në qoftë se jeni kudhër, bëni durim. Në qoftë se jeni çekiç, godisni fort! Askush nuk mund të urdhërojë askënd, kur nuk është i aftë t'i dalë për zot as vetes së tij! Po pate frikë, mos e bëj. Po e bëre, mos ki frikë! Gabimi më i madh është të hapësh një derë që nuk mund të mbyllësh dot më! Fitorja tregon që jeni të aftë, ndërsa humbja tregon se çfarë me ...

Read more

QUMËSHTI I BUBURRECAVE, SUPER-USHQIMI I SË ARDHMES!

Nga Lorena Stroka Sipas shkencëtarëve, gjetja e disa kristaleve proteinash të rritura në qendrën e barkut të buburrecave, pritet të jetë "çelësi" për zgjidhjen e problemit të kequshqyerjes së popullsisë globale që është gjithnjë e në rritje. Edhe pse shumica e buburrecave nuk prodhojnë qumësht, Diploptera punctate, është i vetmi lloj që lindë buburreca të gjallë dhe prodhon diçka të ngjashme me qumështin, n ...

Read more

FOTO/ NJIHUNI ME “GURËT” QË LULËZOJNË!

Nga Lorena Stroka Bima me emërtimin Lithops, përbën pjesë e familjes Aizoaceae, rritet në Afrikën e Jugut, dhe është një ndër më të çuditshmet që keni parë deri më sot. Falë pamjes së saj mahnitëse, por, dhe tepër konfuzionale, nuk janë të paktë ata që e krahasojnë me... gurin! Sipas vendasve, ajo lulëzon pranë gurëve të tjerë natyralë. Pamja e saj e jashtme shërben si maskim i shkëlqyer nga armiqtë, të cil ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top