You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 241)

Përdorimet terapeutike të toksinës botulinum

Nga Lorena Stroka Shkencëtarët Britanikë zhvilluan një metodë të re për përdorimin e toksinës botulinum jo vetëm si injeksion kundër rrudhave, por ndoshta edhe për përdorime të tjera terapeutike. Botox mund të trajtojë kënaqshëm disa  lloje sëmundjesh: parkinsonin paralizën cerebrale migrenën kronike. Hulumtuesit e Laboratorit të Biologjisë Molekulare (në Mbretërinë e Bashkuar) nën kryesinë e Dr. Bazbek Dav ...

Read more

Sigmund Frojd (1856 – 1939)

Nga Lorena Stroka Sigmund Frojdi është themeluesi i shkollës psikoanalitike në fushën e psikologjisë. Njihet si një ndër analistët më të rëndësishëm të shek. XX-të, i cili studioi dhe përcaktoi konceptet si neveria, seksualiteti i fëmijëve etj. Teoritë  shkencore dhe teknikat  trajtuese që zhvilloi ndezën debate intensive, madje nuk ishin të paktë ata që e përçmuan duke mos e konsideruar të besueshëm. Ndiki ...

Read more

LUMTURIA E TRISHTË E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE

Nga Artan Mullaj Qeveria shqiptare është në një gjëndje  epshi histerik. Duket se orgazma e suksesit do të shpërthejë seksualisht rrëke nga mbajtja e premtimit për liberalizimin e vizave,  por ngazëllimi i pushtetit nuk ka të bëjë thjesht vetëm me këtë. Lumturia e pafshehur e pushtetit vjen nga befasia që administratorët e shtetit privat, ndryshe nga ç’besohej edhe nga ata vetë, janë gati të përballojnë vra ...

Read more

Kriogjenetika: Sekreti i përjetësisë

Nga Lorena Stroka Pas SHBA dhe Rusisë, vjen rradha e Australisë për të themeluar klinikën e parë kriogjenetike. Sipas artikujve të gazetës Herald Sun, një grup biznesmenësh nga Melbourne, të cilët besojnë në kriogjenetikë, po mbledhin një shumë të madhe parash për krijimin e klinikës. E gjithë puna pritet të fillojë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Frymëzuesit e projektit thonë se do të ngrijnë dhe ruajnë ...

Read more

Koha dhe Dashuria

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Njëherë e një kohë, ishte një ishull në të cilin jetonin Lumturia, Pikëllimi, Dija, Pasuria, Arroganca dhe Dashuria. Një ditë mësuan se ishulli i tyre së shpejti do të përmbytej, prandaj të gjithë filluan të ndërtonin varkat e tyre, dhe në vazhdim të largoheshin një e nga një. Dashuria ishte e vetmja që mbeti pas. Donte të rezistonte deri në çastin e fund ...

Read more

Antigona

Shkëputur nga libri: MITOLOGJIA, FILOZOFËT DHE POETËT E LASHTË GREKË (I) - Lorena Stroka Antigona, ishte një nga figurat më  tragjike të Ciklit të Tebës dhe mitologjisë Greke në përgjithësi. Ishte e bija e Edipit dhe Jokastës. Nga martesa paradokse e prindërve të saj (për shkak të lidhjes së gjakut që kishin me njëri-tjetrin) erdhën në jetë, përveç asaj vetë, dy djem binjakë, Eteokli - Polinikti dhe një vaj ...

Read more

Konsumoni sa më shumë domate

Nga Lorena Stroka Domatja është një ushqim i shijshëm dhe i çmuar që nuk duhet të mungojë nga asnjë program ushqyerjeje. Është ideale për dietë, sepse ka pak kalori, mjaft vitaminë C që përforcon mbrojtjen e organizmit dhe acid folik. Midis të tjerave  ia vlen të përmendet se konsumi i saj është i domosdoshëm edhe për rindërtimin e qelizave. Pigmenti i kuq që përmban domatja është licopeni Licopeni është nj ...

Read more

Cili është libri më i shtrenjtë në botë?

Nga Lorena Stroka Nuk është ndonjë botim i vjetër libri. Nuk është ndonjë kopje e rrallë apo botim i ndonjë shkrimtari të shumëvlerësuar, po ashtu nuk është as kopje e autobiografisë së Toni Bler. Është një nga njëqind kopjet që ekzistojnë sot në botë, nën autorësinë e ornitologut franko-amerikan, Xhon Xhejms Odibon, me titull: “Zogjtë e Amerikës”. Datohet qysh nga shekulli i XIX dhe do të dalë në ankand më ...

Read more

Fruta dhe perime për duhanpirësit

Nga Lorena Stroka Sipas një hulumtimi të ri shkencor (realizuar në Holandë), përfshirja e frutave dhe perimeve në menunë ditore mund të reduktojë kënaqshëm shfaqjen e disa llojeve të kancerit të mushkrive te duhanpirësit. Studimet e mëparshme kishin treguar efektet pozitive që rrjedhonin nga konsumimi i frutave dhe zarzavateve në përgjithësi, ndërsa studimi i ri nënvizon për herë të parë rëndësinë e shumëll ...

Read more

Qeliza mëlçie të krijuara nga lëkura e njeriut

Nga Lorena Stroka Shkencëtarët Britanikë krijuan qeliza mëlçie në mjedis laboratorik me riprogramim blastocitetesh që ishin mbledhur nga lëkura e njeriut, duke hapur kështu rrugën për trajtime të reja të sëmundjeve të mëlçisë. Siç përmendet në gazetën Journal of Clinical Investigation, hulumtuesit nga Universiteti i Kembrixhit gjetën një mënyrë të re për shmangien e përdorimit të blastociteteve embrionale ( ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top