You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 236)

MË PRIT

Më prit © Lorena Stroka  Buzë detit do vrapoj,këmbëzbathur si fëmijë,leshrat supeve do i lëshoj,gjurmët rërës do më sjellin tek ty... Edhe nëse vala i ka mbuluar,unë do të gjej përsëri,harta e zemrës që s’gabon kurrë,do më tregojë se ku je ti... Ndaj më prit aty ku je,si të ish’ fillim i ri,mos beso në të tjera buzë,pa më takuar përsëri... Edhe pse jeta na ndau kot,pa arsye na dënoi me vetmi,kurrë s’rreshtë ...

Read more ›

MURET

Muret © Lorena Stroka Muret e shtëpisë ngjajnë me kështjellë, janë veshur në zi e dëshpërim të thellë. Dhomat e zbrazëta, pa asnjë njeri, kujtojnë dhembje të pafund, zhytur në vetmi. © BURIM DASHURIE ...

Read more ›

PUSHTETI SFIDON KADARENË

Nga Artan Mullaj Një letër e hapur e Kadaresë është dicka e rrallë, për të mos thënë ky është rasti i vetëm  që shkrimtari i kursyer në vlerësime, i  drejtohet një politikani dhe zyrtari shqiptar, sic është z.Basha. Prandaj,  edhe për këtë arsye, kjo letër dëshmon vlerësim personal për yllin e kaltër të demokratëve, dhe si një përjashtim, vërteton në të njëjtën kohë se sa serioze është në optikën e shkrimta ...

Read more ›

A besoni në ëndrra?

Nga Lorena Stroka Nuk e di se sa prej jush besojnë në ëndrra dhe pse! Personalisht, më ndodhte diçka e çuditshme sa herë që shihja ndonjë ëndërr (jo të zakonshme) pyesja njerëz të moshuar për domethënien e saj, kur më thonin: “Mos u shqetëso, ëndrra është pozitive”, gëzohesha, ndërsa kur dëgjoja të kundërtën... thoja ëndrrat ëndrra janë, mjerë kush i beson.  Ma merr mendja se të njëjtin reagim ka shumica e ...

Read more ›

*Kushtuar TY…

Pritje © Lorena Stroka Të gjatën rrugë more, mëngjesit plot vesë, një çast zgjati përqafimi, të gjithëve na le në harresë. Buzëheshtur e i menduar, ike pa një pse, të përlotur vështronim hapat e tua, “nënë mos qaj”, nuk the. Si ylli në agim, humbe kthesave me nxitim, të kërkonin sytë tanë, mëngjesit shkretëtirë. Kaluan dhjetë vjet, në shtëpi s’u duk njeri, fotot varur mureve, thellojnë plagët e shpirtit tim ...

Read more ›

Kur, ku, si…

Nga Lorena Stroka 500 – 250 milion vjet më parë – Shfaqen kafshët dhe bimët e para. 25 - 66 milion vjet më parë – Epoka e Dinosaurëve. 65 – 2 milion vjet më parë – Shfaqet njeriu. Midis 3000 dhe 2000 p.e.s – Lulëzojnë kulturat e mëdha. 3000 p.e.s – Sumerianët sajojnë shkrimin. 2600 p.e.s – Faraonët Heopas, Hfrinas dhe Mikerinos ndërtojnë piramidat. 1500 p.e.s – Ndërtohet anaktori i Knosit në Kretë. 1250 p.e ...

Read more ›

Shpirti Homerik

Shkëputur nga libri: "Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)". Pavarësisht se heronjtë Homerikë jetonin brenda një mjedisi të ashpër, të përlyer me lotë e gjak, dhe që shpesh herë duhej të ishin të “armatosur” me fuqi të jashtëzakonshme shpirtërore për të mbijetuar nga kthetrat e armikut, në Iliadën e Homerit të madh na bie në sy dhe ana tjetër shpirtërore e shumë heronjve: “Akili e donte shumë ...

Read more ›

Gruaja gjatë periudhës Homerike

Shkëputur nga libri: "Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)". Gjatë periudhës Homerike gratë ndaheshin në tre kategori: Në kategorinë e parë përfshiheshin gratë e shtratit (ato që dinin të ofronin kënaqësi seksuale dhe pasion të pafund), të cilat ishin ndër më të shtrenjtat. Në të dytën, renditeshin gratë e shkathëta, të hijshme, ato që mund të bënin punë të zgjedhura, që kërkonin finesë, ndër ...

Read more ›

Kapja e shtetit

Nga Artan Mullaj Ёshtё e dukshme dhe e dhimbshme se si nga posti i lartё, Jozefina Topalli sillet nё njё mёnyrё  qё tё kujton njё jetimore private, nё tё cilёn lumturia e tё vegjelve fatkeqё varet vetёm nga ndonje shkallёzim  i rrallё ndjeshmёrie i padrones zёcjerrё,  ndёrkohё qё privatizimi i parlamentit prej saj, vёrteton edhe njёherё faktin se tё gjitha opinionet jo rastёsisht  konvergojne nё tё njёjtёn ...

Read more ›

Aforizma nga njerëz të shquar

Përktheu: Lorena Stroka Lumturi nuk do të thotë të bësh gjithmonë atë që do, por të duash gjithnjë atë që bën. (Leon Tolstoy) Në këtë botë nuk ka siguri. Ka vetëm shanse. Douglas McArthur Fali armiqtë e tu. Kjo i bën të të urrejnë më shumë. Oscar Wilde Jeta është komedi për ata që mendojnë dhe tragjedi për ata që ndiejnë. Horace Walpole Zemra ka arsyet e saj që logjika nuk i di. Blaise Pascal E ardhmja nuk ...

Read more ›

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top