You Are Here: Home » MITOLOGJI » AFRIKANE » Dhija dhe Delja

Dhija dhe Delja

Përktheu: Lorena Stroka

Dhija dhe delja ishin mikesha të ngushta dhe jetonin pranë njëra-tjetrës. Si shoqe të pandara që ishin, hanin dhe luanin së bashku. Gëzoheshin për miqësinë që kishin. Një ditë prej ditësh, menduan të bënin një udhëtim, dhe të vizitonin një fshat të largët. Zbritën në rrugën kryesore, ndaluan një makinë dhe hipën.

Dhija e cila ishte shumë e zgjuar i tha shoferit:

- ”Shofer, ne të dyja jemi si motra, kur nuk kam para, i kërkoj  borxh deles dhe ajo më jep, dhe kur nevojitet diçka ajo, i jap unë”.

Shoferi e dëgjoi dhe i tha:

-  “Ju lumtë, kjo do të thotë shoqëri e vërtetë”.

Papritur, afërsisht në mes të rrugës, dhija i tha shoferit se donte të zbriste për nevoja personale. Ai ndaloi menjëherë, dhija zbriti dhe pastaj u zhduk në livadh, sigurisht pa paguar asnjë qindarkë.

Shoferi u mërzit së prituri, iu vërsulë deles dhe i mori paratë që i kishin premtuar të dyja kafshët. Delja, fatkeqesisht s’kishte më lekë të tjera, prandaj dhe u detyrua të kthehej në shtëpi në këmbë.

Qysh nga ajo ditë, kur delja shikon ndonjë makinë, nuk ikën, por qëndron në mes të rrugës, me shpresën se mos merr pas reston e dhënë. Perkundrazi, kur dhija shikon makinë, ia mbath vrapit se mos e përzë këmba këmbës shoferi…

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top