You Are Here: Home » MITOLOGJI » AFRIKANE » Dielli dhe Hëna

Dielli dhe Hëna

Përktheu: Lorena Stroka

Dielli Lo-Lo dhe Hëna Ipe u martuan dhe bënë shumë fëmijë, plot gjela dhe yje. Çdo mëngjes dielli ikte nga shtëpia, dhe shkonte për të ndriçuar dhe ngrohur tokën, ndërsa hëna rrinte në shtëpi për të përgatitur gjellë.

Një ditë gjelat dhe yjet u grindën shumë, aq sa u rrokën dhe u gjakosën. Hëna Ipe, i ndau, i rrahu dhe i ndëshkoi duke i lënë pa ngrënë. Kur u kthye burri i saj, Dielli, hëna nuk i tha se ç’kishte ndodhur. Ai u zemërua aq shumë sa mori gjithë yjet bashkë me gjelat dhe i hodhi në tokë.

-         “Nuk e kishin fajin yjet” protestoi hëna. “Gjelat e nisën sherrin”.

Dielli u zemërua shumë me të shoqen, e cila bënte dallime mdis fëmijëve të saj. Kthehu pas yjet dhe la në tokë vetëm gjelat.

- “Qëndroni këtu poshtë” i urdhëroi. “Përderisa jeni kaq grindavecë,  mësojuni njerëzve të luftojnë. Kryesisht çdo mëngjes, në kohën kur unë filloj punë, të këndoni fort, të gjithë së bashku. Në këtë mënyrë t’i kujtoni nënës tuaj që të mos gabojë dhe të dalë para meje”. Qysh atëherë, Hëna Ipe fshihet sapo del dielli.

 © Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top