E VËRTETA E “KUTISË” SË PANDORËS
Nga Lorena Stroka
Pandora është një figurë arketipale e mitologjisë greke, të cilën Hesiodi, e përshkruan si gruan e parë të vdekshme dhe shkaktaren e të gjitha të këqijave. Me kalimin e kohës, legjenda e Pandorës, u përhap në çdo cep të botës, jo si nëna e të gjitha grave, por si burimi i vetëm i telasheve njerëzore, për shkak të kureshtjes së saj.
Kurrkush s’e di arsyen e vërtet pse Pandora shpërndau gjithandej të tëra ligësitë, vuajtjet dhe sëmundjet e fshehura në një vazo – e cila gabimisht u themelua si “kuti”. Kur në të vërtetë, “kutia” ishte veçse një vazo. Përkthimi i gabuar vazhdon të riprodhohet deri më sot…
Sipas mitologjisë, Zotat e patën nderuar duke i dhënë një mal me dhurata: Afrodita i fali bukurinë, Apoloni talentin për muzikë, Hermesi i dha oratorinë dhe Atena rrobat e saj. Kur Pandora hapi vazon me të gjitha vuajtjet e njerëzimit dhe kuptoi se diçka shkatërruese po ndodhte, e mbylli menjëherë, duke lënë brenda saj veç shpresën dhe pritjen.
Fjala që përdoret më së shumti në legjendë për përshkrimin e enës në fjalë është… shtambë – domethënë një vazo prej balte në madhësinë e një fytyre të vogël. Në ato kohëra, shtamba përdorej për ruajtjen e verës, vajit të ullirit, si dhe për disa ceremoni të caktuara mortore./albstroka.com/
© AlbStroka.com