Shkëputur nga libri: “JEHONË ZËRASH”.
© Lorena Stroka Hapat e ngadaltë, fërgëllueshëm më sjellin tek ti, përsëri në atë udhëkryq, ku botët rroken për liri… Loti s’e përmbyt dot detin, se veç një pikëz është para tij, por as dielli s’e ngrohë dot shpirtin, kur guximi i prerë, mur kështjelle në mes rri. Në këtë luftë imagjinare, nuk ka as shpata, as ushtri, veç dy gota të zbrazëta harruar tavolinës në vetmi… © JEHONË ZËRASH ...
Read more ›