You Are Here: Home » 2014 » July (Page 2)

Një puthje e ligjshme vlen më pak se një puthje e vjedhur… Budallenjtë dhe të zgjuarit janë të parrezikshëm, të rrezikshëm janë vetëm gjysmë budallenjtë dhe gjysmë të diturit… Më mirë të heshtësh dhe të të konsiderojnë budalla se sa të flasësh dhe të hedhësh poshtë çdo dyshim…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK Gjithmonë ka një ëndërr që plaket... Si të gjithë ëndërrimtarët e tjerë, ashtu dhe unë gabova që besova se zgjimi nga ëndrra ish realitet. Ka ardhur kohë të jetoni jetën që keni ëndërruar. Në fatkeqësi gjumi është i ëmbël dhe ëndrrat të tmerrshme... Një puthje e ligjshme vlen më pak se një puthje  vjedhur. Budallenjtë dhe të zgjuarit janë të parrezikshëm, ...

Read more

MASKË ME MELASË PËR VITHE SUPER TË NGRITURA (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Pavarësisht natyrës sime të hapur, asnjëherë, nuk ia çoja mirë me dasmat apo festat e bujshme përgjithësisht. Për të qenë më e saktë, nuk kam shkuar kurrë në... dasma. Akoma dhe kur u martua motra apo vëllai im, unë, nuk isha e pranishme aty. Arsyeja, nuk ish vetëm largësia (studioja jashtë shtetit asokohë), por dhe ankthi që më krijojnë këto lloj mbledhjesh farefis ...

Read more

MOS U NXITO TË GJYKOSH…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK Një djalë plot njëzetë e katër vjeç, me vështrimin e kthyer jashtë dritares së trenit, bërtiti: "Babi, shiko pemët si shkojnë pas...". I ati vuri buzën në gaz, ndërkohë, një çift që ish ulur pranë tyre, e shihte me keqardhje sjelljen fëminore të djaloshit të rritur. Papritmas i riu bërtiti përsëri: "Babi, shiko si ecin retë me ne...". Çifti nuk duroi dot m ...

Read more

SI TË BËSH VETË SAPUN TË LËNGSHËM PËR FYTYRË DHE DUAR

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Epo ç'është kjo punë, tani që unë kisha mbyllur valixhet për pushime, filluan të më "bombardojnë" punët njëra pas tjetrës?! Kësaj i thonë të jesh në mëdyshje: të rrish për qejf pranë detit me shoqëri të mirë, apo të mbyllesh brenda katër mureve, duke qorruar sytë, për të dy-trefishuar të ardhurat e tua?! Duke ditur që deti atje është dhe nesër (nuk ikë), ndërsa punë ...

Read more

SHQIPËRIMI I DISA TERMAVE TË MJEKËSISË, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka - Nuk ka mëkat më të madh se gjymtimi i gjuhës amtare... Duajeni, mbrojeni dhe përdoreni me respekt... Antidiuretik - KundërurinuesSpermë - FarëKapsulë artikolare - Kapsollë kyçoreDigastrik - Muskul dybarkorTendin - LidhësSubstancë - LëndëUterus - MitërHipotalamus - Zonë nënfjetoreAnus - Vrimë pasdaljejeKorpus - TrupLente - ThjerrëzaKoklea - Kërmill i veshitMenstruacione - Gjakderdhje e madh ...

Read more

MË MIRË… URREMË

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK Fernando Pessoa Asgjë nuk është më e rëndë se dashuria e tjetrit - as urrejtja e tij - sepse urrejtja nuk është diçka e vijueshme si dashuria: si ndjenjë e pakëndshme që është, cilido që e ndjen, ka prirjen instinktive ta ndiejë sa më rrallë. Gjithsesi dashuria dhe urrejtja na presionojnë njëlloj: që të dyja na kërkojnë dhe na gjejnë, nuk na lënë kurrë vet ...

Read more

SI TË ZHDUKNI RRUDHAT ME MIELL, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Javën e ardhshme nis zyrtarisht periudha e pushimeve të mia, (nuk do të bëj mungesa në faqe, i kam marrë masat në këtë drejtim). Si fillim, kam ndërmend të vizitoj bregdetin e Dhërmiut (ku ka më mirë se jugu i Shqipërisë), pastaj them të bëj një ndalesë disi më të gjatë në ndonjë ishull Grek (kam vënë në sy njërin prej tyre). Mua nuk më pëlqejnë pushimet e gjata, si ...

Read more

SI TË BËSH VETË KREM HIDRATANT TRUPI

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ashtu si fytyra dhe trupi ka nevojë për mbrojtje, hidratim dhe ushqyerje. Të gjithë e dimë se dielli, i ftohti, thatësia dhe kripa privojnë lagështinë e lëkurës, duke e bërë atë më të ashpër dhe të zbehtë. Ndihmojeni, pra, lëkurën e trupit tuaj, duke përdorur çdo ditë një krem hidratues pa përbërës të rrezikshëm. Për rezultate më të mira, aplikojeni pasi të keni bër ...

Read more

SONTE DO TË THEM…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK K. Mauridou Sonte do të them ato që përpiqem të harroj, trishtimin, refuzimin, yjet që ranë pa dijeninë time, dëshirat që u strukën në gjumin e dimrave. Sonte do të flas, do të mendoj të vërtetën që ke frikë. U lodha... Akoma dhe frymëmarrjet e mia ngjajnë me frymënxjerrjet e fundit të zhytësit të lirë. Sonte do të bërtas në ballkonet e qytetit të shurdhët ...

Read more

DEODORANT ANTI-DJERSË NË KUSHTE SHTËPIE (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Nuk ka gjë më të neveritshme sesa era e keqe e djersës (pse ka dhe erë të mirë djerse do më thoni?!). E kam hequr vetë në kurriz... unë që thoni ju miq dhe mikesha, gjatë kohës që jetoja në Shqipëri, përjetoja një mini-vdekje të përditshme... Ç'dua të them me këtë? Ngaqë s'kishim makinë private në familje, detyrohesha të shkoja në shkollë me furgon (e shoqëruar nga ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top