You Are Here: Home » 2016 » January

DUKURIA E HIJES…

Si e premte që është, nevojitej një dozë (sado e vogël qoftë) letërsie cilësore, si thoni ju?! Për mungesë kohe, e kisha të pamundur të shqipëroja më gjatë. Megjithatë, besoj se pjesëza e mëposhtme do t’ju ndihmojë të kuptoni pak a shumë se përse bëhet fjalë! Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Hija nuk është një problem që duhet zgjidhur, apo një armik që duhet luftuar, por, një tokë pjell ...

Read more

AQ SA DUHET TË DINI PËR KAFKËN

Redaktoi: Lorena Stroka Kafka është skeleti i kokës. Në fjalorin e gjuhës shqipe ajo referohet si: Tërësia e kockave të kokës që rrethojnë trutë, kupa e kokës, kapaku i kokës, rrashti i kresë ose koka e një të vdekuri, e zhveshur nga mishrat. Ndarja e eshtrave të kokës te njeriut Skeleti është i ndarë në dy pjesë: Eshtrat kraniale (cranium) Eshtrat e fytyrës Eshtrat kraniale formojnë një hapësirë topthore,  ...

Read more

SKELETI I NJERIUT

Skeleti është tërësia e kockave të trupit, të cilat lidhen me njëra-tjetrën me anë të kyçeve. Boshti i skeletit përfshin kockat e fytyrës, të kafkës dhe të shtyllës vertebrore, dhe kafazi i krahërorit ku qëndrojnë brinjët. Skeleti lidhet me gjymtyrët e sipërme me anë të brezit të legenit. Çdo pjesë e skeletit përmbush një funksion të caktuar: kockat e boshtit të skeletit mbajnë trupin dhe mbrojnë organet je ...

Read more

ÇFARË ËSHTË HERNIA DISKALE?

Hernia diskale është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i diskut zhvendoset, duke kaluar në pjesën e fryrë ose të çarë të diskut. Disqet ndërvertebrorë funksionojnë si absorbues të trysnisë mes vertebrave, duke bërë të mundur përkuljen e trupit në të gjitha drejtimet, si dhe kombinimin e përkuljes s ...

Read more

KËTO JANË ZAKONET MË TË SHPESHTA QË ÇOJNË NË TKURRJEN E CIPËS SË TRURIT…

Nga Lorena Stroka Pas një sërë hulumtimesh të kryera mbi shëndetin e trurit, është gjetur se personat të cilët flenë më pak se 7 orë në ditë, duhet të ndryshojnë zakon! Nevojiten disa orë që truri të kalojë nga të gjitha fazat e domosdoshme, duke filluar nga më të lehtat, për të arritur te më të thellat. Gjatë fazës REM, aktivizohen të tëra ato pjesë që kontrollojnë procesin e të mësuarit. Aty kryhet konsol ...

Read more

MËNYRA SE SI TË PËRDORNI KAFEINËN PËR RRITJEN E FLOKËVE

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Këtu e 20 minuta hyj e dal në dhomën e gjumit, pa prekur asgjë me dorë. Arsyeja? Frika e (ri)sistemimit të rrobave sipas ngjyrave, copave dhe llojit. Megjithëse është jashtëzakonisht i madh, ndiej se po të kishte zë, do të më thoshte: Më bosho pak moj e uruar, se s'marr dot më frymë! Është një faqe e tërë muri, nga fundi në krye. Sipas një përllogaritjeje të vogël q ...

Read more

NJIHUNI ME RECETËN QË LUFTON AKOMA DHE RRUDHAT MË TË THELLA

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Siç e kam përsëritur edhe herë të tjera, nevojat e lëkurës ndryshojnë nga dekada në dekadë. Sa më herët kujdesemi për të, aq më pak të dukshme do të jenë rrudhat në të ardhmen. Mirëpo nuk mungojnë edhe ato raste, ku femrat që nuk kanë përdorur kurrë kremra antirrudhë, dëshirojnë që të rinohen brenda një nate. Kjo është e pamundur të arrihet menjëherë, kryesisht kur ...

Read more

Ata që nuk i bën dot të shikojnë dritën, bëji të ndiejnë djegien…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Shumica e njerëzve grinden sepse u mungon aftësia e të arsyetuarit. Sytë besojnë më lehtë se sa veshët. Kam arritur në përfundimin se është më e lehtë të bindësh një turmë të tërë, se sa një njeri të vetëm! Forca e grave nuk gjendet tek ajo që thonë, por, te sa herë e thonë. Njerëzit janë të gatshëm të besojnë gjithçka u thua, mjafton ta bësh në mënyrë mi ...

Read more

MUND TË BLESH SEKS, POR, JO DASHURI!

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Dashuria është falas. Nuk mund të shitet, blihet apo fitohet me mënyra të nëndheshme. Nuk mund të detyrojmë askënd që të na dojë me pahir. Dashuria as burgoset, as ligjërohet. Dashuria nuk është një substancë fizike, nuk është mall, as burim i tregtueshëm energjie. Nuk ka territor, kufij apo masa të matshme. Çdokush mund të blejë partnerë seksualë, akoma ...

Read more

SHKENCA PËRGJIGJET NËSE MJEKRA E GJATË FAVORIZON APO DËMTON SHËNDETIN E MESHKUJVE

Nga Lorena Stroka Vetëm pak kohë më parë në University College of London, u realizua një eksperiment mjaft interesant mbi mjekrat e meshkujve anembanë botës. Në mënyrë të veçantë, udhëheqësi i eksperimentit, Dr. Adam Roberts u shpreh se ndryshe nga ç’besohej deri më sot, mjekra “strehon” mbi 100 bakterie me veti antibiotike. Profesori dëshmoi përmes provave, se shumica e baktereve të gjendura në mjekër jo v ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top