You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 235)

Dobitë e shalqiut

Nga Lorena Stroka A i dini dobitë e shalqiut? Fruti me shije të ëmbël dhe aromë të këndshme është padyshim nga më të parapëqyerit gjatë muajve të verës. Sipas hulumtimeve të ndryshme shalqiu përmban shumë përbërës të dobishëm për shëndetin tonë, shumë prej të cilëve as që i kishim dëgjuar më parë. Mësoni pra se: 1. 100 gr shalqi përmban 30 kalori, 7.6 gr karbohidrate dhe 94 gr ujë. 2. Ka shumë sheqer, prand ...

Read more

Karta që diagnostikon HIV-in

Nga Lorena Stroka Shkencëtarët e karakterizojnë si një nga zbulimet më të rëndësishme në luftën kundër HIV-it. Mijëra teste u realizuan duke përdorur origjinalin në qytetin Kigali dhe rezultatet kanë qenë me të vërtetë të kënaqshme, imagjinoni testi tregonte deri në 95% me saktësi nëse dikush ishte mbartës i virusit HIV. Pajisja plastike u prodhua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u zhvillua nga hulumt ...

Read more

Transplanti i parë i mitrës tashmë është fakt

Nga Lorena Stroka Një ekip kirurgësh nga Turqia arriti të realizonte transplantin e parë të mitrës (në botë) në mjediset e spitalit të Universitetit Akteniz, në provincën e Atalias. Pedagogu Israfil Kurcephe, dekan i Universitetit të Akteniz-it, deklaroi në një konferencë për shtyp se "ekipi i kirurgëve nën kryesinë e profesorit të kirurgjisë plastike dhe rehabilitimit, Omer Ozgan, realizuan transplantin te ...

Read more

Shkëputur nga libri: “JEHONË ZËRASH”.

© Lorena Stroka Hapat e ngadaltë, fërgëllueshëm më sjellin tek ti, përsëri në atë udhëkryq, ku botët rroken për liri… Loti s’e përmbyt dot detin, se veç një pikëz është para tij, por as dielli s’e ngrohë dot shpirtin, kur guximi i prerë, mur kështjelle në mes rri. Në këtë luftë imagjinare, nuk ka as shpata, as ushtri, veç dy gota të zbrazëta harruar tavolinës në vetmi… © JEHONË ZËRASH ...

Read more

Shkëputur nga libri – “KUDO DHE ASKUND”.

Dhe nëse një ditë... © Lorena Stroka Dhe nëse një ditë iki nga ky dheu i huaj, në atdhe s’do të më presë njeri, nëna s’do lotojë më për mua, asnjë s’do thotë: “mirë se erdhe në shtëpi!” Ndaj hapi im i lodhur, kurrë s’do të ndalet tek ti, përherë do të mbesë këtu, pas kangjellave të burgut emigrim. Të vërtetën e shpirtit tim, do ta zbulosh vargut të lirë, dhe ditën kur të ngrihem qiellit gri, do të kuptosh s ...

Read more

Dielli redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit

Nga Lorena Stroka Diellli dhe vitamina D mund të reduktojnë në shkallë të madhe probabilitetet e shfaqjes së kancerit të gjirit tek gratë. Sipas një hulumtimi të ri, në qoftë se një grua merr vitaminë D përmes ushqyerjes së saj dhe shumë "doza" dielli, atëherë shanset e zhvillimit të kancerit të gjirit reduktohen deri në 43%. Hulumtuesit studiuan për më shumë se dhjetë vjet shëndetin e 70.000 (shtatëdhjetë ...

Read more

Gjumi i dobëson fëmijët

Nga Lorena Stroka Të paktën 11 (njëmbëdhjetë) orë gjumë në ditë duhet të plotësojnë fëmijët nga 3 - 5 vjeç. Dhe në qoftë se mendoni se 11 orë janë shumë, gaboheni!  Shkencëtarët Amerikanë nënvizojnë se për çdo orë gjumë më pak,  fëmijët rrezikojnë të marrin 0.7 kg nga mosha shtatë vjeç e lart. Shkencëtarët theksojnë se fëmijët që flenë më pak orë, rrezikojnë që një ditë të bëhen obezë, me përqindje të lartë ...

Read more

Aspirina lufton edhe osteoporozën

Nga Lorena Stroka Një qasje të re në trajtimin e osteoporozës premtojnë konkluzionet e një studimi të kohëve të fundit (realizuar nga një grup shkencëtarësh Amerikanë) për veprimin e aspirinës në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes. Hulumtuesit e Fakultetit Dentar të Universitetit të Kalifornisë Jugore tregojnë se aspirina në doza të vogla redukton aktivitetin e qelizave që shkatërrojnë kockat dhe fuqizo ...

Read more

SEKS PA TABU PËR ATEISTËT

Nga Lorena Stroka Sipas një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh Amerikanë të Universitetit të Kansas, ata që nuk besojnë në zot ose në asnjë fe në përgjithësi, bëjnë seks... të mrekullueshëm. Studimi u bazua në 14.500 persona. Midis tyre, ata që besonin më pak ose aspak në zot ishin më të hapur në biseda lidhur me dëshirat, aventurat dhe fantazitë e tyre seksuale. Sa më shumë fetarë ishin, aq më faj ...

Read more

LOTI I BURRIT

© Lorena Stroka Loti i burrit nga i gruas thellësisht ka një ndryshim, loti  i gruas rrjedh si lumi, ndërsa i burrit pikon në shpirt... Faqet e grave njomen shpejt, se shpesh vëmendje kërkojnë ato, loti i burrit shpon dhe gurin, se s'rrëshqet pa ndjenjë, kudo... © KUDO DHE ASKUND ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top