You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 231)

Keq me burrë, keq pa burrë, keq të mos martohesh kurrë!

Nga Lorena Stroka Ashtu si çdo shoqëri ka zakonet dhe ritet e veta edhe Zimbabwe ka ato të sajat, të çuditshme por reale. Nuk e di në qoftë se e dini por në Zimbabwe çiftet që duan të zyrtarizojnë raportin e tyre erotik, e kanë të vështirë ta realizojnë në një muaj të caktuar të vitit... në nëntor. Arsyeja? Sipas traditës së tyre, martesa në nëntor konsiderohet TABU. Madje nuk janë të paktë ata që mendojnë ...

Read more ›

10 gjëra që nuk dini për kafenë

Nga Lorena Stroka Për shumë njerëz, kafja përbën një pjesë e pandarë e përditshmërisë së tyre. Pothuajse 90% e popullsisë në mbarë botën e konsumon rregullisht. Nga njëra anë, janë njerëzit që s'rrinë dot pa kafe (midis tyre edhe unë), dhe nga ana tjetër, janë ata që pohojnë se kafja është e dëmshme për organizmin e njeriut. Shumë mite janë dëgjuar për kafenë... mirëpo se sa të vërteta janë ato, askush s'e ...

Read more ›

PSE

Pse © Lorena Stroka Të gjithë janë zhdukur, këtu mbetëm veç ne. Si vallë u zbrazë kjo botë? Si qielli s'paska më re? Por prapë, pse ndihem kështu, e trazuar, gjysmë-njeri?! Pse më mundojnë këto mendime, ç'i mungon këtij shpirtit tim?! Pse synoj të pamundurën, rrugën pa kthim, pse vallë ia lejoj vetes përjetimin e një ndjenje të tillë?! nga libri - KUDO DHE ASKUND © Lorena Stroka ...

Read more ›

Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

© Lorena Stroka Viktima të miqësisë, unë dhe ti, kurrë s'shprehëm të vërtetën, sekretin që veç shpirti di. Përherë të përpiktë, të kujdesshëm në çdo fjali, heshtëm, varrosëm ndjenjën tonë, iu ndrojtëm dashurisë... Ndalëm së foluri, shmangëm vështrimin në sy, humbëm... ia lamë kohës, atë që s'guxuam ne të dy... Sot, në të njëjtën pikë, ne përsëri, protagonistë të së njëjtës histori, shtiremi, qeshim, flasim ...

Read more ›

Botuar në librin: “KUDO DHE ASKUND”.

Intimitet © Lorena Stroka Fike dritën, çeli sytë, mbyti brengat, merrmë aty. Me mollëzat e gishtrinjve buzët përshkomë, netëve vetmitare, vetes afromë. Thyeje heshtjen me një pëshpërimë, ndize ndjenjën me një rimë. Mbi gjoksin tim, shkruaj ca fjalë: “I yti do të jem sa të jem gjallë”. © KUDO DHE ASKUND ...

Read more ›

Arti i palosjes së letrës

Nga Lorena Stroka Origami quhet arti i palosjes së letrës dhe është një shpikje e Japonezëve. Origami përdor palosjen e letrës për ndërtimin e punimeve të ndryshme artistike, pa lejuar prerjen e saj. Origami ushtrohej qysh në epokën e Edo (1603 - 1867). Në të kundërt, me origamin, prerja e letrës lejohet në kirigami. Origami mund të përdoret gjithashtu në  mjekësi (si metodë trajtimi), arkitekturë, matemati ...

Read more ›

Njeriu që mendoi transfuzionin e gjakut

Nga Lorena Stroka Aleksandër Bogdanov (1873 - 1928) Si emër mund të jetë krejt i panjohur për ju. Megjithatë, është njeriu që ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë miliona njerëz, në mbarë botën që të qëndrojnë të gjallë. Bogdanov, është njeriu që mendoi dhe realizoi transfuzionin e parë të gjakut. Sipas Institutit Ndërkombëtar, Bogdanov, fizikant rus, filloi eksperimentet e tij me qëllim që të gjente burimin ...

Read more ›

Anija-Fantazmë

Nga Lorena Stroka Është shkurt i vitit 1948 dhe shumë anije që lundrojnë në brigjet Indoneziane marrin sinjale emrgjente nga fregata holandeze SS Ourang Medan. Mesazhi rrënqethës referon: "Të gjithë oficerët dhe kapiteni janë të vdekur mbi anije dhe urë. Ndoshta i gjithë ekuipazhi është i vdekur". Në vijim, dëgjohet një frazë: "PO VDES!". Disa orë më vonë, kur ekipi i shpëtimit i afrohet anijes, skena me të ...

Read more ›

Fantazma e fotografisë!

Nga Lorena Stroka Fotoja që shihni në monitorin tuaj është realizuar në vitin 1919. Mirëpo në vitin 1975 një prej të fotografuarëve vendosi ta bënte publike. Fotoja tregon një grup të RAF që shërbeu në Luftën e Parë Botërore, dhe nëse pyesni veten se ku qëndron e çuditshmja në këtë mes, ju lutem, vëreni me kujdes figurën që duket pas fytyrës në rreth. Bëhet fjalë për Freddy Jackson, inxhinier aviacioni, i c ...

Read more ›

Lumi që buron nga Parajsa!

Nga Lorena Stroka Lumi Cano Cristales përbën një mrekulli biologjike. Ndodhet pranë qytetit La Macarena, në Kolumbi, të Amerikës Jugore. Lumi është i njohur për ngjyrat manhitëse që ka, ndaj shumë herë konsiderohet si lumi më i bukur ose lumi që "buron" nga parajsa. Kur kushtet e ujit janë të përshtatshme, llojet e ndryshme të algave që ndodhen në ujë, lulëzojnë duke mbushur sipërfaqen me njolla shumëngjyrë ...

Read more ›

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top