You Are Here: Home » 2013 (Page 52)

MIJËRA COPË…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation Nuk ishte nga ato ndjenjat e forta që qëllojnë rrufeshëm dy njerëz që takohen për herë të parë, por diçka më e qetë dhe e ëmbël, si dy dritëza të vogëla që udhëtojnë të koordinuara brenda një errësire të pafund dhe që në vazhdim fillojnë t'i qasen njëra-tjetrës... Përpiqem të them diçka, por fjalët që gjej janë të gjitha gabim ose krejt të kundërta nga ...

Read more ›

Vogëlushi i dikurshëm kujton…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation Gjyshi im i cili ishte skulptor vdiq kur unë isha fare i vogël. Ishte një njeri i butë që jepte shumë dashuri, madje ndihmoi që qyteti ku jetonim të pastrohej nga lagjia e varfër. Na ndërtonte lojra dhe bënte qindra gjëra në jetën e tij. Gjithmonë merrej me diçka... Dhe kur vdiq, papritur, kuptova se nuk qaja për atë, por për gjërat që ai bënte. Qaja se ...

Read more ›

NË PORTËN E TEMPULLIT

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation Para se të njihja dashurinë, isha mësuar të këndoja këngë dashurie, por kur njoha dashurinë, fjalët në buzët e mia u bënë vetëm frymë, ndërsa meloditë brenda gjoksit tim ranë në heshtje të thellë. Më parë, po të më pyesje për sekretet dhe misteret e dashurisë, do të të përgjigjesha menjëherë dhe me siguri të plotë. Por, tani që dashuria më veshi petkun  ...

Read more ›

Tani ajo është një engjëll, ndërsa unë nuk jam…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation Më 1 mars 1968, Johnny Cash u martua June Carter. Qëndruan bashkë 35 vjet, deri në vdekjen e saj. Letrat e mëposhtme u shkruan nga Johnny Cash. E para, u shkrua në qershor të vitit 1994 (kur ishte 65 vjeç) dhe e dyta, pak pas vdekjes së saj, në vitin 2003. Johnny Cash vdiq dy muaj më vonë, katër muaj pas vdekjes së gruas së tij... 23 qershor 1994... Ode ...

Read more ›

KURRË

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation - "NUK DO TË VISH MË KURRË?" - "Kurrë". - "Ç'do të thotë kurrë? Shikoj larg! Përpiqem të përshkruaj përjetësinë". - "Kurrë do të thotë: as nesër, as pasnesër. As për një muaj, as për tre muaj. As për një vit, as për dhjetë vjetë". - "Por ndoshta më vonë". - "Nuk ka më vonë se kurrë. Fiksoj vështrimin mekanikisht në një gjemb të madh. Kuptoi? Nuk kuptoi. ...

Read more ›

GËNJESHTRA

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation Do doja të thoja gjithmonë të vërtetën. E dua të vërtetën. Por ajo s'më do. Kjo është e vetmja e vërtetë. E vërteta nuk më do... Sapo e them, ndryshon formë dhe kthehet kundër meje... Duket sikur gënjej e të gjithë më shikojnë shtrembër. Dhe pse jam e thjeshtë, nuk më pëlqen gënjeshtra. Gënjeshtra tërheq prapa saj probleme të tmerrshme, të përvjedh në g ...

Read more ›

ILUZION

Përktheu: Lorena Stroka Ishte një herë një bujk i trashë dhe i shëmtuar që kishte dashuruar (natyrisht!)një princeshë bionde e bukuroshe...  Një ditë, princesha, pse-në s'e di njerii dha një puthje bujkut trashaluq e të shëmtuar dhe, magjikisht, ai u shndërruanë princ trupgjatë e elegant./AlbStroka.com/ (Të paktën, ashtu e shihte ajo...)(Të paktën, ashtu ndihej ai...)  © www.AlbStroka.com ...

Read more ›

NJË LETËR PËR TY…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK  "Zonjushë, këtu e disa muaj, nuk po gjej dot mundësinë t'ju zbuloj sekretin tim të madh...Kaq kohë e mbaj të fshehtë, dhe kjo gjendje po më copëton zemrën ditë e natë... Kush e di, mbase për këtë e ka fajin ndrojtja ime që s'më lë të shprehem...! Ndoshta e ka fajin edhe ftohtësia juaj, largësia, akulli tipik që këmbëngulni të ndërtoni mes nesh. Por, ja, ...

Read more ›

KA DISA NJERËZ

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation Ka disa njerëz që nuk mundën të lexojnë dot kurrë shënimin e fshehtë që zoti la brenda tyre. Nuk kishin dritën e mjaftueshme për ta lexuar.Dhe  e lanë të palosur të zverdhej në një sirtar të fshehtë të shpirtit të tyre.Ka disa njerëz që kur u vjen në dorë gëzimi nuk e dinë që u përket...Dhe shastisen. E sjellin këtej, e çojnë andej, derisa hapin një gro ...

Read more ›

DASHURI SI SHI…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation Dashuri si shi...Jo si stuhi, si shi...Të shkojë e të vijë...Herë rrëmbyeshëm, herë butësisht...Të freskojë e të mbysë...Të përthithet nga toka, të humbasë... Si jetova kështu? Pse pranova diçka gjysmake? Pse u mundova ta mbaja në duar, kur e dija që do më jepte vetëm një iluzion freskie dhe pastaj do më linte më të etur se më parë, me buzë të thara dhe ...

Read more ›

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top