You Are Here: Home » 2014 » April » 12

FLAKA E SHPRESËS…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Katër qirinj shkriheshin pak e pak. Dhoma ishte aq e qetë sa mund të dëgjohej gjithçka thuhej mes tyre. Qiriri i parë tha: "Unë jam Paqja.Njerëzit nuk arrijnë të më mbajnë ndezur.Besoj se nuk më mbetet gjë tjetër veçse të vazhdoj të digjem..." Dhe disi kështu u tret tërësisht... Qiriri i dytë tha: "Unë jam Besimi.Për fat të keq, askush nuk ma ka nevojën.N ...

Read more

LIFTING fytyre në kushte shtëpie (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Varja e lëkurës së fytyrës nis të shfaqet nga mosha 30-35 vjeç. Shenjat e para janë rrudhat përreth buzëve, anash syve, në mesin e vetullave dhe në pjesën e qafës. Ndotja e ajrit, kequshqyerja, rrezet diellore, mungesa e ushtrimit fizik, duhanpirja, ankthi etj., i bëjnë këto shenja gjithnjë e më të dukshme. Receta e mëposhtme (Lifting natyral, do ta quaja unë) është ...

Read more

Thembra të çara? JO MË!

© Lorena Stroka Ja ku jam përsëri. E vërteta është se nuk kisha ndërmend të postoja diçka tjetër, përtej shkrimit të mëparshëm. Mirëpo, pasi e mendova mirë thashë me vete: "Më mirë posto tani që ke frymëzim, se pastaj hajde ta gjesh më..." Kam folur thuajse për gjithçka, përveç thembrave të këmbëve... në të kundërt me pjesët e tjera të trupit, atyre dhe qafës nuk u japim rëndësinë e merituar. Nuk ka gjë më ...

Read more

SI TË ZHDUKNI NË 1 MUAJ NJOLLAT KAFE NË DUAR (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka Duke qenë se vizitorët e faqes janë relativisht të rinj në moshë, pra, sipas statistikave nuk i kalojnë të 40-at, mundohesha që prurjet në faqe  t'i përshtateshin kësaj grupmoshe. Mirëpo, pas një bisede të gjatë që kisha me disa zonja mbi 50 vjeç, në shtëpinë e shoqes sime (Fjorit), kuptova se disa prej tyre kishin "ankesa", më thanë se pse publikoj receta vetëm për moshat e reja dhe jo ato ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top