You Are Here: Home » 2015 (Page 44)

SI TË BËNI VICKS NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

Nga Lorena Stroka Sa më ftohtë bën, aq më shumë rrezikojmë të sëmuremi. Dhembjet më të shpeshta janë ato të gjunjve dhe shpinës. Të cilat mundohemi t'i zbusim përmes fërkimit me ndonjë krem të gatshëm, që jo gjithmonë është i efektshëm. Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një kremi fërkues vicks për çlirim të menjëhershëm nga dhembjet. Përbërësit 1 filxhan kafeje vaj koko ...

Read more

SA DHEMBJE NA SHKAKTUAN TË KËQIJAT QË NUK NA NDODHËN KURRË… NË QOFTË SE NUK ËSHTË E DREJTË, MOS E BËJ. NË QOFTË SE NUK ËSHTË E VËRTETË MOS E THUAJ…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK Fati të kapë prej flokësh, por, vetë është tullac... Sa dhembje na shkaktuan të këqijat që nuk ndodhën kurrë. Në qoftë se nuk është e drejtë, mos e bëj. Në qoftë se nuk është e vërtetë, mos e thuaj... Njeriu i ndershëm është gjithmonë fëmijë në shpirt. Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë... Njeri i ndershëm është ai që nuk konsumon më ...

Read more

SI TË KENI GJAK TË SHËNDETSHËM

Nga Lorena Stroka Kush tha që kikirikët konsumohen vetëm me whiskey në orët e vona të darkës? Konsumi i përditshëm i tyre mund të ndihmojë në funksionin e mirë të organizmit tonë. Në mënyrë të veçantë: Bëjnë mirë për zemrën Kikirikët ulin kolesterolin e keq (LDL) dhe rrisin kolesterolin  e mirë (HDL) pas një periudhe të shkurtër të konsumit të rregullt. Vitaminat A dhe E që ato përmbajnë luftojnë inflamacio ...

Read more

SALCA “MAGJIKE” QË PASTRON VENAT

Nga Lorena Stroka Në qoftë se keni nivele të larta të kolesterolit të keq në gjak dhe mundoheni në çdo mënyrë që ta reduktoni sa më shpejt, provoni të përgatisni recetën e salcës së mëposhtme. Brenda një kohe relativisht të shkurtër venat tuaja do të pastrohen tërësisht dhe ju do të ndiheni më të shëndetshëm se çdo herë tjetër. Përbërësit 300 gr hudhra 500 gr qepë 1 kg  e gjysmë uthull molle 1 kg mjaltë Për ...

Read more

CILA PIJE NDIHMON NË ÇHELMIMIN E TRUPIT?

Nga Lorena Stroka "Bombardimi" i përditshëm i trupit me ushqime të yndyrshme dhe të konservuara jo vetëm rrit kilogramët, por mbirëndon dhe organizmin me toksina të dëmshme. Një metodë e efektshme për humbjen e shpejtë të kilogramëve të tepërt dhe çhelmimin e trupit njëkohësisht është konsumi i një lëngu të veçantë natyral. Selinoja ka veti diuretike që pengojnë grumbullimin e lëngjeve të tepërta në trup. E ...

Read more

ÇFARË TË BËNI KUR ZGJOHENI NË MËNGJES….

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Ju ka qëlluar ndonjëherë të zgjoheni në mëngjes dhe të ndiheni krejt të lodhura, të enjtura, me rrathë të zinj poshtë syve dhe fytyrë të zbehtë? Në qoftë se po, ndiqni këshillën e mëposhtme dhe askush nuk do të kuptojë asgjë. Unë e bëj herë pas herë, sidomos kur fle pak orë... Merrni një enë dhe mbusheni me ujë të ftohtë, copa akulli dhe kastraveca të grirë në feta. ...

Read more

SI TË PËRGATISNI VETË ACID HYALURONIC

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Acidi hyaluronic është një substancë natyrore hidrofilike e vetëprodhuar nga trupi ynë, e cila e bën lëkurën më të lagësht dhe elastike. Acidi hyaluronic përveç të tjerave ka dhe efekte shëruese/mbyllëse plagësh. Sot, do të mësoni se si të përgatisni në kushte shtëpie xhel hyaluronic. Çfarë të bëni? Fillimisht, shkoni në një dyqan që shet produkte kozmetike dhe blin ...

Read more

NJIHUNI ME VETITË E DOBISHME TË LUIZËS, (EKSKLUZIVE)

Nga Lorena Stroka Luiza është një bimë e njohur këtu e shekuj më parë. Në shek. 17-të e sollën Spanjollët nga Amerika në Europë. Përveç aromës së njëjtë që ka me limonin është një lule e bukur medicinale me veti të dobishme për shëndetin tonë. Le t'i zbulojmë së bashku: Konsumi i një filxhani me çaj luize është tepër ndihmues për luftimin e sëmundjeve të stomakut dhe sistemit tretës (mostretje, fryrje, dhem ...

Read more

RECETA QË ZHDUKË XHUNGAT DHE SHENJAT MAVI, (EKSKLUZIVE)

Nga Lorena Stroka Në lëkurat e ndjeshme dhe të bardha goditjet, xhungat apo shenjat mavi janë gjithmonë më të dukshme. Po ta keni vënë re, bërrylat dhe gjunjët e fëmijëve të vegjël janë të mbushura me të tilla. Të cilat megjithëse zhduken pas disa ditësh, për momentin të dhembin shumë. Për shembull, kur goditeshim në kokë dhe na shfaqej ndonjë xhungë, gjëja e parë që nënat bënin për të na çliruar nga dhembj ...

Read more

ÇFARË TË BËNI QË TË MOS SËMURENI KURRË NGA GRIPI

Nga Lorena Stroka Tradicionalisht, hudhra ka qenë një prej përbërësve më të njour për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Një prej kombinimeve më të mira është hudhra me mjaltë. Më konkretisht, merrni një vazo prej qelqi me kapak hermetik dhe mbusheni me thelpinj hudhre të paqëruar dhe mjaltë të pastër fshati (pa përzieje). Pastaj mbylleni fort dhe ruajeni në vend të thatë e të errët. Pas 15 ditësh përzierja ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top