You Are Here: Home » Gnomonologji » Dashuria
266 PAPË, NJË FRON!

266 PAPË, NJË FRON!

Nga Lorena Stroka Historia e 266 Papëve të Romës paraqet një odise shpirtërore dhe politike, ku çdo ngjarje është qepur me fije misteri, nën petkun solemn të shenjtërisë dhe peshën ...

Shkrimet më të klikuara

HIJE DHE PËSHPËRIMA

© Lorena Stroka   Ishte një pranverë e brishtë, e mbushur me aromën e luleve dhe pëshpërimat e erës, që i solli pranë. Ai, bir i një shtëpie fisnike, i mbyllur në kornizat e fatit, i lidhur me premtime të pashmangshme. Ajo, një shpirt i lirë, e lindur nga era dhe nata, shpërfillëse për prangat e kësaj bote. U takuan nën dritën e hënës, kur hijet ishin të mëshirshme dhe zemrat guxonin të flisnin, duke thurur ...

Read more

THONI Ç’TË DONI, POR, ËSHTË MË MIRË TË TË KENË BRAKTISUR, SE SA MOS TË TË KENË DASHUR KURRË…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Është më mirë të duash, se sa të të duan. Është më e sigurtë. Në matematikën e dashurisë, 1+1= gjithçka dhe 2 - 1= asgjë. Dashuria është e dritshme si agimi dhe e heshtur si varri. Thoni ç'të doni, por është më mirë të të kenë braktisur, se sa mos të të kenë dashur kurrë. Urrejtja është dashuria e kthjelluar. Burri pa grua: kokë pa trup. Gruaja pa burrë: ...

Read more

SONTE MUND TË MOS KETË VDEKUR GJITHÇKA PËR TY

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Mbremjen e vonshme filloi të binte një shi i imët. Në qytete qielli duket si një fushë e pafundme me baltë. Shiu është një mirësi, që nuk ngjet aspak me vdekjen. Mund të ecësh nën të, me, apo pa ndonjë qëllim të veçantë – krejt shpërfillshëm – drejt një kohe të largët e të vdekur, si një luks i shqyer dhunshëm. Vetëpyetem se si dhe pse një shi i tillë mun ...

Read more

MUND TË BLESH SEKS, POR, JO DASHURI!

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Dashuria është falas. Nuk mund të shitet, blihet apo fitohet me mënyra të nëndheshme. Nuk mund të detyrojmë askënd që të na dojë me pahir. Dashuria as burgoset, as ligjërohet. Dashuria nuk është një substancë fizike, nuk është mall, as burim i tregtueshëm energjie. Nuk ka territor, kufij apo masa të matshme. Çdokush mund të blejë partnerë seksualë, akoma ...

Read more

GRUAJA IDEALE PËR MESHKUJT ËSHTË VIRGJËRESHA ME PËRVOJË… FLIRTI I MASHKULLIT KA GJITHMONË DIÇKA ATLETIKE, NDËRSA I FEMRËS DIÇKA TEATRALE…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Do të ftoja në një dyluftim shpirtëror, por, shikoj që qenke i paarmatosur... Ka dy lloje budallenjsh: ata që nuk dyshojnë për asgjë dhe ata që dyshojnë për të gjitha! Në qoftë se një grua është e bukur, i flisni për bukurinë e saj. Nëse është e shëmtuar i flisni për shëmtinë e grave të tjera! Meshkujt që ia çojnë mirë me femrat, janë ata që ia çojnë po a ...

Read more

…se dhe fjalët vdesin një ditë!

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Ndonjëherë vetëpyetem se ku shkojnë fjalët e dashurisë pas vdekjes së një çifti, ato që pëshpëriten mes tyre për vite me rradhë, ato që nuk i dëgjoi njeri, kodi i tyre hermetik, fjalët që u ndërtuan nga lëngjet e dashurisë, ndërsa pikat thaheshin në gjoks dhe bark?! Fjalët e tyre të vogla e përkëdhelëse, emërtimet erotike që ngjajnë me gugurima pëllumbash ...

Read more

ÇFARË ËSHTË DASHURIA?

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Robert Graves Po, çfarë është dashuria, të përgjërohem zemra ime e dashur, thuamë? Është një kthim në qendrën tonë, në bërthamën e njohur të pafajësisë mbushur plot besim, apo një shpërthim i parë egërsor i qenësisë sonë? Një përpjekje për të ndërmarrë masa të rrepta e për të qenë pakëz çaste të gjithëdijshëm? Çfarë është dashuria, thuamë? Është pamja e p ...

Read more

…sepse çasti është gjithmonë i pakapshëm!

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK S.Milioni Që nga fillimi i njerëzimit e deri më sot, dashuria është përdorur si mbulesa më e mire, për krimet më të mëdha e të frikshme ndaj vetes sonë. Kjo ishte, kjo është dhe kështu do të jetë gjithmonë... Të paktën për ata që vënë logjikën mënjanë dhe udhëhiqen nga çdo dashuri që ndeshin, duke menduar se do të jetë mundësia e fundit për ta: "Dhe po nuk ...

Read more

GJASME NGA DASHURIA…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK S.Milioni Gjasme nga dashuria... ëndrrat e tua flak në hapësirë... Gjasme nga dashuria... hidhesh dhe vetë ti... Gjasme nga mungesa e dashurisë ndryshon përparësi, drejtim, shpirtin tënd përsëri... Gjasme nga nevoja për dashuri, i falesh gjithçkaje që duket se të ngrohë - qoftë dhe për pak - nga e dashurisë stuhi... Gjasme nga frika e "fytyrave" të tjera t ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top