You Are Here: Home » 2012 » May (Page 2)

FORCA E LETRËS

Forca e letrës © Lorena Stroka Shkruaj e fshij mbi të njëjtën letër s'e di për të satën herë, të zbehta, të pafuqishme më duken fjalët për të përshkruar këtë timen ndjenjë. Bërrylat mbështes në tryezë e vështrimin kthej lart nga yjet, bisedë me hënën kërkoj të çel, vetminë sonte, pak ta thyej. Por, tani qenka vonë, më vonë se kurrë, është koha për të aguar, hëna fshehur, larg diku. Ndaj i kthehem sërish let ...

Read more

Mos i beso kurrë njerëzit e zhgënjyer, zakonisht janë të paaftë!

Përktheu: Lorena Stroka Pasiguria është më e keqe se zhgënjimi. (Robert Burns, 1759 – 1796, poet Skocez). Kalova një mbremje të mrekullueshme, por jo sonte. (Groucho Marx, 1890 – 1977, aktor komik Amerikan). Njoha njerëzit dhe desha kafshët. (Anonim). Linda shumë vonë, në një botë tepër të lashtë. (Erik Satie, 1866 – 1925, kompozitor Francez). Më e keqja nuk është kurrë zhgënjyese. (Claude Lelouch, regjisor ...

Read more

LIDHJE PARALELE

Nga Lorena Stroka Zakonisht, në rrjedhën e jetës së tyre, burrat krijojnë disa lidhje paralele. Në qoftë se janë të martuar, flasim për tradhëti bashkëshortore, dhe nëse janë jashtë martese, për lidhje paralele. Në këtë rast, një gjë është e sigurtë, se njëra mërzitet që s’e ka dhe tjetra që e ka. Është kaq tragjike? E vërteta është se po. Edhe pse zakonisht të gjithë jemi kundër tradhtarëve, mirë është që ...

Read more

BASHKËFAJTORË NË DASHURI

Nga Lorena Stroka Gruaja dhe dashuria janë dy koncepte pothuajse identike, dhe në fakt raporti midis tyre është fare i thjeshtë. Apo kështu duan të besojnë? Çfarë duan gratë nga një marrëdhënie? Kjo është pyetja që mundon miliona burra në mbarë botën. Robert de Fleur tha: “Në dashuri mos kërkoni “PO” nga buzët e grave, por nga sytë e tyre. Gratë duan që t’i kuptoni, pa pritur që ta rrëfejnë ato vetë”. Dashu ...

Read more

Madhështia e dashurisë PLATONIKE

Shkëputur nga libri: "Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)" - Lorena Stroka E ashtuquashtura Dashuri Platonike rezultoi nga teoria e Platonit për Erosin. Para se të analizojmë dashurinë platonike si pjesë e jetës sonë të përditshme, le të shohim se çfarë ishte dashuria sipas Platonit, pasi ka disa ndryshime në krahasim me atë që ne sot quajmë dashuri platonike. Dashuria në Greqinë e Lashtë is ...

Read more

PËR NE

Për ne... © Lorena Stroka Për ne nuk do të ketë të shkuar, as të ardhme, ndonjëherë... Fusha e sahatit ka ndalur akrepat, në dysh zemrat janë prerë... S'jemi aq të fortë, sa të keqen ta shkulim me gjithë rrënjë, si të parët, dikur, atëherë... Ne jemi zemërbutë, pasivë, naivë, krejtësisht të mjerë... *Botuar në librin: JEHONË ZËRASH ...

Read more

Dua të shenjtërohem dhe djalli s’më lë!

Përktheu: Lorena Stroka Mëkati ka vetëm fillim, kurrë fund. (Polivios Dimitrakopulos, 1864 – 1922, shkrimtar Grek). Pasionet krijojnë dhe shkaktërrojnë gjithçka. (Fontenelle, 1657 – 1757, shkrimtar Francez). Gabimi, krimi dhe tradhëtia – janë të gjitha ato që i bëjnë njerëzit interesantë.(Raymond Queneau, 1903 – 1976, shkrimtar Francez). Nuk ka mëkatar më të madh se sa një shenjtor në moshë të re. (Aphra Be ...

Read more

Askush nuk është i kënaqur nga fati i tij, akoma dhe nëse ka më të mirin. Dhe askush nuk ndihet i pakënaqur nga mendja e tij, akoma dhe nëse ajo është më e keqja!

Përktheu: Lorena Stroka Askush nuk është i kënaqur nga fati i tij, akoma dhe nëse ka më të mirin. Dhe askush nuk ndihet i pakënaqur nga mendja e tij, akoma dhe nëse ajo është më e keqja. (Baltasar Gracian, 1601 – 1658, shkrimtar Francez). Gjërat që dëshirojmë tregojnë se kush jemi. (Filozof Italian). Dija më e madhe e njeriut është të dijë çmendurinë e tij. (Madame de Sable, 1599 – 1678, intelektuale France ...

Read more

Njeriu është e vetmja kafshë që skuqet ose që do duhej të skuqej!

Përktheu: Lorena Stroka Njeriu është e vetmja kafshë që skuqet, ose që do duhej të skuqej. (Mark Twain, 1835 – 1910, shkrimtar Amerikan). Turpi është manteli i krenarisë. (William Blake, 1757 – 1827, poet/piktor Anglez). Mëkati i vjetër, turp i ri. (Thënie Greke) Bota nuk ka turp, ka interes. (Thënie Turke). Turpi është kështjella e bukurisë. (Menandros, shek. IV e.r., poet i lashtë Grekë).  © AlbStroka.com ...

Read more

Roman Clothing

Roman Clothing Roman clothing was designed to reveal the social status of its wearer. Roman Clothing signified rank, status, office and authority. Interesting facts and information about the different types and colors of the clothing worn by the Romans who lived in Ancient Rome and visited places of spectacle and entertainment like the Colosseum. Clothing worn by the Emperors, Senators, Soldiers, Roman citi ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top