You Are Here: Home » 2015 » May (Page 2)

PËR ÇFARË SHËRBEN VAJI I TRËNDAFILIT DHE KUR DUHET PËRDORUR?

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Përdorimi i vajrave anti-rrudhë duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë tuaj, ashtu siç bëni me sapunin apo buzëkuqin, këtej e tutje duhet të bëni dhe me produkte të tjera. Shumë prej jush besojnë se të gjithë vajrat janë njëlloj dhe se po përdore një prej tyre është sikur i ke përdorur të gjithë. Çdo vaj ka efektet e veta dhe nuk shërben për të njëjtat gjëra, as nuk ...

Read more

MASKA NATYRALE PËR ZBARDHJE LËKURE (VENDE-VENDE NË FORMË PULLASH)

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Kur rritesh në një ambient ku të gjithë janë brunë e zeshkanë (si në rastin tim), bardhësia e lëkurës të duket problem, të paktën kështu e shikoja unë kur isha më e vogël. Siç e kam përsëritur dhe herë tjetër, në fisin tonë (nga ana e tim eti) janë të gjithë zeshkanë e  shtatlartë, ndërsa nga ana e nënës sime janë biondë me sy të çelët. Si duket, unë ngjava më shumë ...

Read more

Mos u përpiq të shkurajosh të menduarit, se po e bëre, është e sigurtë që do ta arrish… Kur përballesh me kundërshtinë, akoma dhe nëse vjen nga bashkëshortja apo fëmijët e tu, mundohu ta kapërcesh me arsyetime dhe jo përmes pushtetshmërisë, sepse fitorja që varet nga pushteti është gjithmonë e gënjeshtërt…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Mos u ndje kurrë i sigurtë për asgjë... Mos mendo se ia vlen të ecësh duke mbajtur të fshehta provat, sepse është e sigurtë një ditë do të dalin në dritë. Mos u përpiq të shkurajosh të menduarit, se po e bëre, është e sigurtë që do ta arrish. Kur përballesh me kundërshtinë, akoma dhe nëse vjen nga bashkëshortja apo fëmijët e tu, mundohu ta kapërcesh me ar ...

Read more

GRUAJA IDEALE PËR MESHKUJT ËSHTË VIRGJËRESHA ME PËRVOJË… FLIRTI I MASHKULLIT KA GJITHMONË DIÇKA ATLETIKE, NDËRSA I FEMRËS DIÇKA TEATRALE…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Do të ftoja në një dyluftim shpirtëror, por, shikoj që qenke i paarmatosur... Ka dy lloje budallenjsh: ata që nuk dyshojnë për asgjë dhe ata që dyshojnë për të gjitha! Në qoftë se një grua është e bukur, i flisni për bukurinë e saj. Nëse është e shëmtuar i flisni për shëmtinë e grave të tjera! Meshkujt që ia çojnë mirë me femrat, janë ata që ia çojnë po a ...

Read more

CILI ËSHTË NDRYSHIMI MES MILLENIALS, GENERATION X DHE BABY BOOMERS?

Nga Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Nga shumëkush janë karakterizuar si "millenials", dalë nga fjala "millenium" që do të thotë mijëvjeçar. "Millenials" quhen të gjithë ata që kanë lindur në vitet 80-90-të, dhe që kur arritën në moshën e veprimtarisë seksuale, bota sapo kishte hyrë në mijëvjeçarin e dytë, ose siç njihet ndryshe në "00s". Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i San Diego-s mbi ...

Read more

JETA ËSHTË E SHKURTËR, ARTI I PAKUFISHËM, MUNDËSIA MOMENTALE DHE EKSPERIMENTI I PASIGURTË…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Jeta është e shkurtër, arti i pakufishëm, mundësia momentale dhe eksperimenti i pasigurtë...  Lumturia gjendet brenda çdo gjëje, mjafton të dish ta nxjerrësh prej andej... Njeriu është e vetmja kafshë që ha pa patur uri, pi pa ndjerë etje dhe flet pa patur asgjë për të thënë… Të gjithë budallenjtë kanë një tipar të përbashkët: vëzhgojnë me hollësi çdo gab ...

Read more

PËRGJEGJËSIA E PAPËRGJEGJËSISË!

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Sa herë që shihesh në pasqyrë, mëso ta vështrosh veten në sy. Mos iu shmang atij vështrimi, është vështrimi i përgjegjësisë. Përgjegjësisë për këtë që je, për këtë që u bëre.... Po, ti je përgjegjës, jo për mishin tënd, por, për pamjen e syve të tu, për çiltërsinë e tyre, për mënyrën se si vështron: “Sytë janë pasqyra e shpirtit”, një shprehje e stërthënë ...

Read more

ORBITA MISTERIOZE E HËNËS!

Nga Lorena Stroka Duke folur në lidhje me Hënën, ka disa gjëra që ende nuk i dimë me saktësi. Për shembull, qendra e Hënës është 6000 këmbë më pranë Tokës, fakt që po të shqyrtohet në këndvështrimin logjik, duhej të shkaktonte paqëndrueshmëri të madhe në orbitën e saj, mirëpo, në vend të kësaj, orbita vijon të ketë formë mrekullisht rrethore. Hëna është e mbuluar me një pluhur që çuditërisht vjen erë baruti ...

Read more

CILAT SËMUNDJE FSHIHEN PAS ZVERDHJES SË SYVE?

Nga Lorena Stroka A e dini që vizita te një mjek okulist mund të përbëjë mënyrën më të sigurtë për zbulimin e shumë sëmundjeve ende të pashfaqura?! A jeni vetëpyetur ndonjëherë se çfarë ndodh kur pjesa e bardhë e kokërdhokut të syrit merr ngjyrë të verdhë? Zverdhja e syve është një prej manifestimeve fizike të Ikterit (verdhëzës) për shkak të sasisë së tepërt të bilirubinës në gjak. Bilirubina është një nën ...

Read more

Ndonjëherë akoma dhe mendimet bien nga pemët para se të piqen… Të jesh i mirë me njerëzit në ngjitje, sepse një ditë do t’i takosh të gjithë në zbritje!

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Ndonjëherë akoma dhe mendimet bien nga pemët para se të piqen... Lumi i kohës ka rrjedhë të qëndrueshme, as ngadalësohet, as përshpejtohet. Lëviz në mënyrë rigoroze vetëm në një drejtim: nga e tashmja në të ardhmen... Ç’lulëzon një ditë thahet.Kjo është rruga e të gjitha gjëravenë këtë botë lulesh… Receta e suksesit tim? Një PO, një Jo, një vijë e drejtë ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top