You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka (Page 155)

GJITHMONË DO TË JEM ME TY…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation Mund të mos jem në gjendje të të shëroj zemrën që vuan... as të të fshij frikën që të mbështjellë, por, mund të rri pranë teje, duke të mbajtur dorën si gjithëherë. Do të të dëgjoj me kujdes kur të ndjesh nevojën për të më folur. Do të fshij lotët... Do ndaj shqetësimet me ty... Do të ndihmoj të luftosh frikërat e tua... Kurrë mos beso se je ...

Read more

MË PYETE SE SI U ÇMENDA? JA SI NDODHI…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation K.G Më pyete se si u çmenda. Ja si ndodhi: Një agim, kohë para se të lindinin zota të panumërt, u zgjova nga një makth dhe pashë se më kishin vjedhur të gjitha maskat - shtatë maskat që kisha krijuar dhe kisha veshur në shtatë jetë. Atëherë, u turrra i zbuluar rrugëve plot me njerëz duke bërtitur: "Hajdutë, hajdutë, hajdutë të mallkuar..." S ...

Read more

Oh, dashuria. Është mjaft e vërtetë, do ta gjesh një ditë. Por ç’e do ka një armik vdekjeprurës: JETËN

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation Letërsia merret kryesisht me njerëzit që bëjnë seks dhe jo me njerëzit që rrisin fëmijë. Ndërsa jeta është krejt e kundërta. Jeta e një beqari është një mëngjes i mirë, një drekë neutrale dhe një darkë e mjerueshme. Mirëmëngjes, natën e mirë, kjo është jeta. Oh, dashuria. Është mjaft e vërtetë, do ta gjesh një ditë. Por ç' e do ka një armik ...

Read more

Në ikje i more të gjitha dhe pas le veç një rrënojë…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation M.V Pasioni dhe më e keqja: nevoja. Në ikje i more të gjitha dhe pas le veç një rrënojë... Më duhej të rimësoja jetën, vdekjen, muzikën. Asgjë nuk ngjante me të djeshmen. As unë nuk isha më e njëjta. Të gjitha kishin ndryshuar. Humba gjithçka dija, a do të më njihnin më ata që më kishin njohur më parë? Si do flisja me të tjerët? Nuk kisha më ...

Read more

KOHA DHE VDEKJA KANË TË NJËJTIN MBIEMËR… NJË DITË KOHA DO VDESË DHE DASHURIA DO TA VARROSË…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation Të gjitha lëndojnë, e fundit VRET... Koha rrjedh ngadalë, por kalon shpejt. Dashuria e bën kohën të kalojë. Koha e bën dashurinë të kalojë. Vdekja dhe koha kanë të njëjtin mbiemër. Nuk jetova më shumë sepse nuk i dhashë vetes kohë. Përjetësia: Humbje kohe. Një ditë koha do vdesë dha dashuria do ta varrosë./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Atje ku të duan nuk është kurrë natë…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation Mëngjesi është fillimi i natës. Lindja është fillimi i vdekjes. Agimin mund ta arrish vetëm duke ecur shtegut të natës. Atje ku të duan nuk është kurrë natë. Pyetja është si më poshtë: Nga vjen njeriu? Ku shkon njeriu? Mund të deklaroj me kënaqësi se njeriu vjen dhe ikën përmes... natës./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Gjithmonë në vitet e thatësirës njerëzit harronin vitet e pasura, dhe gjatë viteve të shiut harronin vitet e thatësirës. Kështu ndodhte gjithmonë…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation Disa njerëz ecin në shi, ndërsa ca të tjerë thjesht lagen. Gjithmonë më pëlqen të ec në shi, kështu askush s'do të shikojë lotët e mi. Gjithmonë në vitet e thatësirës njerëzit harronin vitet e pasura, dhe gjatë viteve të shiut harronin vitet e thatësirës. Kështu ndodhte gjithmonë. Mos më kërcëno me dashurinë tënde, shpirt, thjesht le të shët ...

Read more

Si të bësh vetë krem antirrudhë për sytë

Nga Lorena Stroka Mikesha të dashura, siç e kam përmendur dhe herë të tjera, mosha e gruas dallohet në dy pika, në sy dhe në qafë, sado operacione plastike që të bëjë dikush, prapë së prapë atje nuk luftohet gjendja, thjesht bëhet një lloj përmirësimi, por asgjë e veçantë... Femrat kur janë shumë të reja, domethënë nën 30 vjeç nuk para i japin shumë rëndësi problemit të rrudhave, sepse mendojnë se do të qën ...

Read more

TË GJITHA ATO QË HUMBE ISHIN…

Përktheu: Lorena Stroka, Master in Specialised Translation F.D Shpirti gjithnjë kërkon dhe do diçka tjetër. Ëndërrimtari më kot skalit ëndrrat e vjetra, si hirin, për të gjetur ndonjë shkëndijëz, ta fryjë, të ngrohë zemrën e tij të ftohtë me flakë ripërtëritëse dhe të ringjallë brenda saj nga e para ato që ishin aq të dashura, i preknin shpirtin, e bënin gjakun të ziente, sytë të përloteshin dhe "mashtronin ...

Read more

Lumturia ime jam unë, jo ti. Jo vetëm se ti mund të jesh kalimtare, por sepse do që të jem ai që nuk jam

Përktheu: Lorena Stroka, Master in Specialised Translation Egoizmi e ruan njeriun si akulli mishin. Unë nuk jam askushi. Ti cili je? Përmes TI njeriu bëhet UNË. Nuk desha askënd tjetër sa desha veten time. Lumturia ime jam unë, jo ti. Jo vetëm se ti mund të jesh kalimtare, por sepse do që të jem ai që nuk jam./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top