You Are Here: Home » 2013 (Page 39)

Sa e trashë është lëkura jonë?

Nga Lorena Stroka Në më të shumtën e pjesëve lëkura jonë është 2.3 mm e trashë. Lëkurën më të trashë e kemi te thëmbrat e këmbëve dhe pëllëmbët e duarve, ndërsa më të hollë te qepallat (0.04 mm). Sa më shumë plakemi, aq më tepër hollohet lëkura. Lëkura është organi më i madh i trupit dhe peshon 10 kg./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Sa shpejt mund të vrapojë një njeri?

Nga Lorena Stroka Në vitin 1996 kur kanadezi Donovan Bailey vrapoi 100 metra brenda 9.84 sekondave, u përllogarit se shpejtësia e tij arriti 43.56 km në orë. Deri më tani, vetëm ky rekord është regjistruar. Jeni të mendimit se në të ardhmen do ta thyejë ndonjë tjetër? Koha do ta tregojë./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Sa yje ka Rruga e Qumështit?

Nga Lorena Stroka Rruga e qumështit është galaktika me 200 deri në 400 miliardë yje. Rreth, 2.500 prej tyre janë të dukshme me sy të lirë. Drita e yllit tonë më të afërt, Diellit, nevojitet tetë minuta e gjysmë për të arritur në Tokë. Sa për dritën e yllit më të afërt në sistemin tonë diellor, Proxima Centauri, nevojiten 4.5 vite. Rruga e Qumështit tonë ka një diametër prej 100.000 vite dritë dhe Dielli ësh ...

Read more

Sa shpejt rritet një fije floku?

Nga Lorena Stroka Një fije floku (njeriu) rritet 0.4 mm në ditë, domethënë 1.3 cm në muaj. Flokët rriten më shpejt midis moshave 15 dhe 30. Gjithashtu, rriten më shumë gjatë ditës dhe muajve të verës./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Sa gjatë jetojnë fluturat?

Nga Lorena Stroka Një flutur jeton mesatarisht më pak se një javë. Disa prej tyre vdesin brenda dhjetë orëve të para të lindjes, ndërsa ca të tjera mund të jetojnë deri në tetë muaj, në varësi të klimës. Dimërojnë dhe presin pranverën e ardhshme për t'u çiftëzuar. Gjithësesi, asnjë flutur nuk jeton më shumë se një vit./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Cili ka qenë spitali i parë psikiatrik?

Nga Lorena Stroka Spitali i parë psikiatrik quhej Bethlem dhe funksionoi në Londër. U inagurua në vitin 1377 dhe gjatë shekullit të 18-të u bë një atraksion i madh turistik. Publiku shkonte për të parë nga afër pacientët e shtruar që zakonisht rrinin lakuriqë dhe ishin të lidhur me zinxhirë./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Sa letër prodhon një pemë?

Nga Lorena Stroka Në Skandinavi, për prodhimin e letrës përdoren kryesisht pemët e bredhave. Sasia e marrë lidhet drejtpërdrejt me madhësinë e pemës dhe masën e trungut. Normalisht, nga një pemë nxirren 40 kg letër (8.000 fletë A4) ose 80 kg në qoftë se bëhet fjalë për letër gazete./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

ÇFARË ËSHTË BIOFILMI?

Nga Lorena Stroka Biofilmi ose siç njihet ndryshe bioshtresa është një grumbull bakteresh, kërpudhash dhe algash. Krijohet kudo ku ka sipërfaqe me lagështi, në shkëmbinj, bimë deti por dhe tubacione uji. Nganjëherë shfaqet akoma dhe në dhëmbët tanë./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Binjakët kanë të njëjtin Acid Desoksiribonukleik (ADN)?

Nga Lorena Stroka Binjakët monozigotikë (identikë - që vijnë nga e njëjta vezë) kanë të njëjtin Acid Desoksiribonukleik. Megjithatë, nuk është e pamundur që të regjistrohen ndryshime, kryesisht në ato raste kur ndodhin mutacione gjatë fazave të hershme të zhvillimit. Binjakët dizigotikë ose jo identikë kanë gjene të ndryshme, ashtu si vëllezërit dhe motrat e zakonshme./AlbStroka.com/ © www.AlbStroka.com ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top