You Are Here: Home » Shkencë » JA SI ARDHJA E “GODZILLA” EL NINO DO TË NDIKOJË MOTIN NË TË GJITHË BOTËN

JA SI ARDHJA E “GODZILLA” EL NINO DO TË NDIKOJË MOTIN NË TË GJITHË BOTËN

godzilla-el-nino-albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-gazetare-poete-përkthyese-shkrimtare-facebookNga Lorena Stroka

Rishfaqja e fenomenit meteorologjik “El Nino”, pritet të ndikojë motin e dimrit të ardhshëm.

Në mënyrë të veçantë bëhet fjalë për një dukuri, gjatë së cilës, ujërat lindore dhe qendrore të Oqeanit Paqësor, pranë Ekuatorit janë gati 3 gradë celsius më të ngrohta në krahasim me rajonet e tjera.

Ndodh çdo dy deri në tetë vjet dhe zgjatë një vit. Ky fenomen përgjegjësohet për pjesën më të madhe të kushteve ekstreme të motit, si, thatësirat, reshjet e dendura, zjarret dhe ciklonet tropikale. Sa më i fuqishëm është “El Nino”, aq më i parashikueshëm bëhet ndikimi i tij.

Viti i ardhshëm, do të jetë ndër “shfaqjet” më të fuqishme të El Nino-s që janë raportuar ndonjëherë, për këtë arsye është karakterizuar “Godzilla”.

Të dhënat e publikuara nga NASA dhe Shërbimi Meteorologjik i Japonisë, konfirmuan se korriku i kaluar ishte më i nxehti në histori, sikurse të gjithë muajt e mëparshëm, përveç shkurtit dhe prillit.

Në katër El Nino-t e mëparshme (1957-1958, 1986-1987, 1987-1988 dhe 1997-1998) temperatura u rrit më shumë se 1 gradë celsius në një zonë të caktuar të Paqësorit të Veriut./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top