You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » PRIFTËRESHAT E VIRGJËRA DHE ABSTENIMI NGA SEKSI PËR 30 VJET!

PRIFTËRESHAT E VIRGJËRA DHE ABSTENIMI NGA SEKSI PËR 30 VJET!

albstroka-gazeta-lorena-stroka-gazetare-biografia-wikipediaNga Lorena Stroka

Në mitologjinë greke, Hestia ishte perëndesha e familjes dhe zjarrit që digjej në çdo shtëpi.

Pas themelimit të tempullit të perëndeshës Hestia në Romën e Lashtë, mbretërit i kthenin vajzat e reja në priftëresha, të njohura ndryshe si “Priftëreshat e Virgjëra!”

Detyra e tyre ishte të kujdeseshin për zjarrin e shenjtë të perëndeshës që digjej në qendër të tempullit.

Sipas historianëve, përzgjedhja e priftëreshave të ardhshme kryhej në bazë të disa kritereve të caktuara, për shembull, mosha përbënte kusht themelor (nga gjashtë deri në dhjetë vjeç), po aq e rëndësishme konsiderohej edhe prejardhja fisnike e prindërve.

Që prej çastit të largimit nga familja për t’i shërbyer tempullit të perëndeshës pa pëlqimin e prindërve, nuk u lejohej të ktheheshin kurrë më pas, me përjashtim të rasteve kur prindërit sëmureshin rëndë dhe nevojiteshin ndihmë të veçantë.

Gjithashtu, u ndalohej rreptësisht kryerja e marrëdhënieve seksuale për tridhjetë vitet e ardhshme!

Dhjetë vitet e para ishin nxënëse, dhjetë vitet e tjera zbatonin ato që kishin mësuar dhe në dekadën e fundit, shndërroheshin në mësimdhënëse të priftëreshave të reja!

Në fund të “mandatit” të tyre, u jepej e drejta e martesës, shumica e refuzonin, pasi nuk donin të humbisnin privilegjin e figures së nderuar në shoqërinë romake.

POR në rast se i nënshtroheshin tundimit të kontaktit intim, cilësoheshin si tradhtare dhe dënoheshin me vdekje! Fillimisht i fshikullonin, ndërsa në vijim i burgosnin në një bodrum të vogël, me pak ujë dhe ushqim, derisa vdisnin!

Tradicionalisht, priftëreshat mëkatare duhej të varroseshin brenda në qytet, por kjo shkelte ligjin romak që ndalonte varrosjen e kujtdo që kishte vdekur në qytet. Kështu, romakët vendosën që vajzat që kishin fyer perëndeshën t’i mbyllnin në bodrume të errta me pak ujë dhe ushqim, me qëllim që të mos konsiderohej se i kishin varrosur “të gjalla”, por që vdekja erdhi si pasojë e shkaqeve natyrale./albstroka.com

Sa i përket burrave që i çnderonin, ndëshkimet ishin të ashpra njëjtë, askush nuk dilte i gjallë pas një veprimi të tillë,  i fshikullonin për vdekje!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top