You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » LEXIMI I NJERËZVE!

LEXIMI I NJERËZVE!

Nga Lorena Stroka

Njerëzit komunikojnë përmes një sistemi të pasur gjuhësor, zhvillimi i të cilit ishte një moment përcaktues në evolucionin e species sonë, një risi që riformoi karakterin e shoqërisë njerëzore. Është një aftësi që duket se e zotëron vetëm specia njerëzore. Në kafshë të tjera, komunikimi është i kufizuar në mesazhe të thjeshta identifikimi ose paralajmërimi – strukturat komplekse janë minimale.

Shkencëtarët nuk e kanë kuptuar ende se si evoluoi gjuha. Shumë besojnë se speciet e vjetra njerëzore, si Homo habilis dhe Homo Erectus, kishin sisteme primitive gjuhësore ose simbolike të komunikimit. Por zhvillimi i gjuhës siç e njohim ndoshta ka ndodhur vetëm pas ardhjes së njerëzve modernë. Disa argumentojnë se gjuha ka lindur 100,000 vjet më parë dhe të tjerë më vonë; por nevoja për komunikim të ndërlikuar është bërë sigurisht më e domosdoshme që nga shfaqja e njerëzve “bashkëkohorë” 50,000 vjet më parë. Për specien tone, rëndësia e ndërveprimeve sociale shkon paralelisht me nevojën për komunikim. Kjo nevojë është aq e forte, sa që edhe foshnjat e shurdhër zhvillojnë gjeste të ngjashme me gjuhën dhe, nëse u mësohet gjuha e shenjave, flasin “bebushërisht” duke përdorur duart e tyre.

Por pse njerëzit zhvilluan komunikimin joverbal?

Ndër të parët që studioi seriozisht këtë temë ishte një anglez i motivuar nga interesimi i tij në teorinë e evolucionit. Sipas vlerësimit të tij, ai nuk ishte gjeni. Ai nuk kishte “perceptim apo shpirt veçanërisht të shpejtë”, apo “fuqinë për të ndjekur një sekuencë të gjatë dhe të thjeshtë abstrakte mendimesh”. – ishte Charles Darwin. Trembëdhjetë vjet pas botimit të Origjinës së Llojeve, Darvini botoi një libër tjetër radikal, Shprehja e emocioneve te njerëzit dhe kafshët. Atje ai argumentoi se emocionet – dhe mënyrat në të cilat ato shprehen – përbëjnë një avantazh për mbijetesë dhe nuk janë ekskluzive për njeriun, por ndodhin në shumë lloje. Prandaj, ne mund të identifikojmë prova për rolin e emocioneve duke shqyrtuar ngjashmëritë dhe ndryshimet e shprehjes emocionale joverbale në shumë lloje të ndryshme./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top