You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » KARTOLINAT E URREJTJES GJATË PERIUDHËS VIKTORIANE!

KARTOLINAT E URREJTJES GJATË PERIUDHËS VIKTORIANE!

Nga Lorena Stroka

Në fund të shekullit të 19 -të, Dita e Shën Valentinit ishte më shumë sesa një mundësi për të shprehur dashurinë ndaj partnerit përmes dërgimit të katolinave ose dhuratave. Ishte gjithashtu dita për të shprehur zhgënjimin, hidhërimin ose dhe urrejtjen ndaj atyre që nuk i donin.

Për këtë qëllim thuajse në të gjitha dyqanet e kohës shiteshin disa kartolina të quajtura “Vinegar Valentines” të dizajnuara me karikatura dhe imazhe satirike, me qëllim talljen/sharjen apo edhe bezdisjen e marrësit.

Tradita në fjalë,  filloi në Amerikë rreth viteve 1840 dhe vazhdoi pa u ndalur për një shekull të tërë. Kartolinat e urrejtjes përbënin 50% të kartolinave të shitura çdo vit në ditën e Shën Valentinit. Krijimi i kartolinave u bazua në materiale të lira, kështu që kostoja e tyre e ulët i bëri të gjithë, pa përjashtim, të shprehnin ndjenjat e urrejtjes dhe zhgënjimit ndaj fqinjëve, armiqve apo edhe miqve.

Tani që të jemi të sinqertë askujt nuk i pëlqen që ta refuzojnë, por ç’të bëjmë i ka jeta këto, kur refuzon edhe do të të refuzojnë! Është e pamundur që t’u pëlqejmë të gjithëve!/albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top