You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » PSE KËRMIJTË E ZJARRIT RREZIKOJNË ME ZHDUKJE?

PSE KËRMIJTË E ZJARRIT RREZIKOJNË ME ZHDUKJE?

Nga Lorena Stroka

Kërmilli i zjarrit mbijeton në një zonë të caktuar në gadishullin e Malajzisë. Është emërtuar kështu për shkak të ngjyrës së kuqe dhe është një nga speciet më të rralla të kërmillit në botë.

Platymma tweediei, siç njihet shkencërisht, u zbulua për herë të parë në vitin 1938, në Cameron Highlands, Malajzi. Që atëherë, është gjetur vetëm në dy zona të tjera të botës, duke konfirmuar në këtë mënyrë rrallësinë e tij. Sipas shkencëtarit Jun Kin Foot nga Universiteti i Sambas, në Malajzi, kërmilli i rrallë shfaqet vetëm në kushte shumë specifike, si mjedise të lagështa dhe të freskëta, si edhe në pyje të paktën 1000 metra mbi nivelin e detit.

Arsyet që kontribuojnë në rrallësinë e species në fjalë janë shpyllëzimi dhe tregtimi kontrabandë./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top