You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » DISA TRUKE TË VOGLA PËR ATA QË DJERSIJNË LEHTË

DISA TRUKE TË VOGLA PËR ATA QË DJERSIJNË LEHTË

LORENA-STROKA-GAZETARE-WIKIPEDIA-ALBSTROKA-INSTAGRAM© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Shëtitjet në diell janë të mrekullueshme, por kur ke problem me djersitjen e tepërt, ose mundohesh t’i shmangësh, ose thjesht mëson t’i përshtatesh gjendjes. Unë do t’ju rekomandoja një zgjidhje tjetër, në vend që të ndiheni në siklet sa herë ju afrohet dikush, më mirë mundohuni të zbatoni disa këshilla të thjeshta, të cilat jo vetëm do t’ju eliminojnë ndjesinë e sikletit, por do t’ju shtojnë dhe dëshirën për sa më shumë shëtitje!

  1. Përdoreni deodorantin në mënyrë korrekte
    Mos e përhapni produktin dosido në sqetulla. Kaloni disa sekonda shtesë duke aplikuar një shtresë uniforme të deodorantit në të gjithë zonën për një mbrojtje më të plotë.
  2. Aplikoni deodorant gjatë natës
    Në vend që ta aplikoni atë në mëngjes para se të dilni nga shtëpia, provoni ta aplikoni në darkë para se të flini. Natën, temperatura e trupit është më e ulët dhe për këtë arsye djersitni më pak. Kështu që ndërsa relaksoheni, gjëndrat tuaja të djersës janë më të ndjeshme ndaj përbërësve aktivë të deodorantëve, duke i ndihmuar ata të depërtojnë në mënyrë më efektive.
  3. Mos vendosni deodorant pas banjës
    Kur lëkura është e lagur, përbërësit kimikë (roli i të cilëve është pengimi i djersitjes) nuk do të depërtojnë në pore, gjë që do të thotë se deodoranti do të funksionojë vetëm në shtresat e jashtme të lëkurës suaj. Prandaj është më mirë që së pari të thaheni dhe pastaj ta aplikoni.
  4. Mos merrni të njëjtën markë për një kohë të gjatë. Nëse përdorni të njëjtën deodorant për një kohë të gjatë dhe mendoni se nuk funksionon, sqetullat mund të jenë bërë imune dhe mund të mos jetë thjesht përshtypja juaj. Sigurohuni që të ndryshoni markën çdo gjashtë muaj.
  5. Vendoseni deodorant kudo
    Fatkeqësisht, djersa nuk bën dallime shfaqjeje, kështu që mos e kurseni! Deodorantët janë krijuar në mënyrë që të mund të aplikohen në çdo zonë që dëshironi. Kjo do të thotë që mund ta përdorni në këmbë, por edhe nën gjoks ose midis kofshëve.
  6. Përdorni deodorant edhe në flokë. Provoni të vendosni deodorant në vijën ndarëse të flokëve dhe mesin e fytyrës në mënyrë që djersët të mos bien në sytë tuaj. Ky truk përdoret më së shumti nga atletët, aktorët, këngëtarët ose njerëzit që vuajnë nga bulzat e djersës në fytyrë. Thjesht sigurohuni që pas kësaj të mos ju kenë ngelur shenja të bardha./Albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top