You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ZBARDHJA E ZONËS INTIME, NDËRHYRJA MË E KËRKUAR PËR MOMENTIN!

ZBARDHJA E ZONËS INTIME, NDËRHYRJA MË E KËRKUAR PËR MOMENTIN!

lorena-stroka-zbardhja-e-zones-intime-gazeta-albstroka-wikipediaNga Lorena STROKA

Një ndër ndërhyrjet estetike më të kërkuara nga femrat, kryesisht vitet e fundit është ajo e zbardhimit anal!

Megjithëse fillimisht teknika në fjalë u aplikua tek yjet e industrisë së seksit, për arsye të dukshme, shumë shpejt u preferua edhe nga pjesa tjetër e femrave, të cilat menduan që kur t’u kthenin shpinën të dashurve të zemrës, të shihnin edhe ata të shkretët… një ditë të bardhë :)

Zbardhja anale kryhet përmes aplikimit të disa lëndëve kimike në pjesën e anusit, me qëllim “hapjen” e ngjyrës së errët të zonës delikate. Zakonisht një ndër lëndët më të përdorura në këto raste është hidrokinona.

Kërkime të ndryshme kanë treguar se kimikatet që përdoren për zbardhjen e anusit, në doza të larta, janë kancerogjene. Për fat të mirë, sasitë që përdoren në sallonet e bukurisë janë relativisht të vogla, kështuqë dhe rreziku për shfaqje kanceri është më i reduktuar.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik për acarim lëkure, djegie lokale, apo dhe strija anale që mund të çojnë në kapsllëk.

Zbardhja e pjesës intime përbëhet nga pesë faza dhe një maskë finale. Zakonisht rezultatet e para duken pas seancës së dytë, ndërkohë që sipas specialistëve, nevojiten 6 seanca për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Ekspertët këshillojnë që gjatë periudhës së zbardhimit nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale (në anus), natyrisht as menjëherë pas seancave. Nëse pas 3 ditësh nuk vëreni asnjë lloj acarimi, atëherë mund ta shijoni pa frikë!/albstroka.com/

Argëtim të mbarë!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top