You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » JA SESI MUND T’I HIQNI PUÇRRAT ME ILAÇIN MAGJIK!

JA SESI MUND T’I HIQNI PUÇRRAT ME ILAÇIN MAGJIK!

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-biografia-gazeta-albstroka-receta-bukurie-maska-natyrale© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Thonë se të gjithë fëmijët ngjajnë me prindërit, sigurisht disa më shumë, e disa më pak… Nëse do të ishte në dorën time, do të doja të isha identike me nënën time. E vërteta është se unë i ngjaj më shumë nga të tre fëmijët, por jo aq sa do të dëshiroja. I kam marrë karakterin e fortë, vendosmërinë, trupin, flokët, por, për fat të keq, jo sytë e shkruar!

Më kujtohet një rast karakteristik, kur isha nxënëse në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Gjirokastër, më ndaloi rastësisht në rrugë një grua e panjohur, e cila më tha:

  • “Mos je gjë e bija e filanes?”
  • “Po” – ia ktheva unë, gjithë habi, – “Ku e njihni ju nënën time?”
  • “Ngjani jashtëzakonisht shumë, porsi dy pika uji. Kam punuar në të njëjtën brigadë me prindërit e tu” – ma ktheu ajo, – “Sepse në Vlorë kam jetuar edhe unë, pas viteve 90-të u zhvendosa këtu familjarisht.”

Nuk e keni idenë sesa krenare u ndjeva atë çast! Ndoshta do të vetëpyeteni përse gjithë ky përshkrim për nënën?! Nuk e di, më erdhi krejt natyrshëm, ndoshta fakti që këto ditë ajo ka ditëlindjen, dhe  unë jam larg saj për ta festuar si dikur, më nxit edhe më tepër ndjesinë e mallit për të.

Mirë ne që jemi larg, por ju që i keni afër, mos nguroni t’i përqafoni çdo ditë, sepse askund nuk ka si prehri i nënës!

Kështu, kështu që thoni ju miq e mikesha…

Për aknet tek të rriturit çfarë keni dëgjuar? Ose më saktë, nëse keni pasur, në ç’mënyrë i keni trajtuar? A e dini që ekziston një bimë jashtëzakonisht çudibërëse, vaji i së cilës arrin të eliminojë gati 70-80% të problemeve të lëkurës, përfshirë këtu edhe aknet?

Pema e “Moringa Oleifera”, e ke prejardhjen nga India dhe rritet në “këmbët” e Himalajeve. Vlera e Moringës ka qenë e njohur qysh nga antikiteti, ndërkohë që përdorimi i saj është mëse i përhapur këtu e mijëra vjet. Bima në fjalë mund të shërojë mbi 300 sëmundje.

Moringa përmban mbi 92 përbërës ushqyes dhe 46 antioksidantë. Nuk ka efekte anësore dhe mund të përdoret nga të gjitha moshat.

Ajo është e pasur me vitamina A, C si dhe është një burim shumë i rëndësishëm energjie për trupin e njeriut.

Ka veti antiseptike dhe anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë për trajtimin e problemeve të lëkurës si, akneve, prerjeve, plagëve, skuqjeve, pickimeve, rrudhave etj.

Përmban sasi të madhe të acidit oleik 72%. Depërton në thellësi të lëkurës duke e hidratuar atë maksimalisht. Në të njëjtën kohë, ripëtërin dhe rindërton qelizat e dëmtuara. Gjithashtu, moringa njihet si një ndër shtojcat më të mira për përmirësimin e shëndetit të flokëve. Aplikimi i vajit të moringës në lëkurë të pastër (pa grim), si dhe masazhimi i butë i zonës, mund të eliminojë puçrrat bezdisëse si dhe çfardolloj dëmtimi tjetër lëkure./albstroka.com/Jo më kot, vitin e kaluar, vaji i moringës kryesoi listën e vajrave më të kërkuar për prodhimin e produkteve të bukurisë.

© AlbStroka.com

*Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top