You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » VAJI QË HEQ RRUDHAT E QAFËS MË SHPEJT SE ÇDO PRODUKT TJETËR!

VAJI QË HEQ RRUDHAT E QAFËS MË SHPEJT SE ÇDO PRODUKT TJETËR!

LORENA-STROKA-WIKIPEDIA-BIOGRAFIA-gazetare-2017-age-keshilla-bukurie-gazeta-albstroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ajo që e tradhton moshën e vërtetë të njerëzve është pjesa e syve dhe qafa! Madje, do të thoshja se qafa e tregon edhe më shumë, pasi është aq delikate sa çdo ndërhyrje estetike për ta përmirësuar, rrallëherë jep efektin e dëshiruar, sidomos nëse kryhet në kohë të vonë, ose nga persona jo të fushës.

Kohën nuk e ndalojmë dot sepse nuk varet nga ne! Nga ne varet menaxhimi i imazhit tonë, pra mënyra si e trajtojmë veten në harkun kohor. E rëndësishmja është që të rritemi bukur dhe jo të plakemi. Dhe besomëni nuk është e njëjta gjë. Tjetër të rrudhosesh, e tjetër të maturohesh! Kjo vlen për të dyja gjinitë.

Të jem e sinqertë mua rrudhat nuk më pëlqejnë as te burrat, të cilët mendojnë se tema e paraqitjes së jashtme është “problem” vetëm i grave. E kanë shumë gabim, kohërat kanë ndryshuar, gratë e sotme nuk janë si ato dikur… tani kërkojnë më të mirën për veten e tyre, kështuqë  mos t’u bëjë çudi fare nëse pretendojnë të kenë përkrah tyre burra të zotë e të mirëmbajtur!

lorena_stroka_wiki_gazetare_biografia_instagram_bashkeshorti_foto_kush_eshte_lorena_stroka1Çfarë duhet të bëjmë?

Secili prej nesh vepron sipas mundësive që ka. Dikush bën gjithçka, e dikush tjetër, asgjë! Personalisht jam e mendimit se nuk duhet të bëjmë as njërën dhe as tjetrën, domethënë as ta ekzagjerojmë, por dhe as të mos bëjmë asgjë. Përherë duhet të ruajmë sensin e masës!

Ndonjëherë sekreti nuk fshihet te sasia por te cilësia. Çfarë keni dëgjuar për vajin çudibërës të farave chia? Është një ndër vajrat më të lehtë, totalisht i përthithshëm nga lëkura, anti-rrudhë, i pasur me acide yndyrore, me veti super-forcuese, ndërkohë që vitamina B3 dhe zinku që përmban kontribuojnë në hapjen e poreve të bllokuara.

Cilat janë përfitimet e përdorimit të chia?

  1. Redukton acarimet e lëkurës
  2. Minimizon dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi i tepërt
  3. Rindërton kolagjenin (përbërësin kyç për mirëmbajtjen e pamjes riore)
  4. Hidraton në thellësi
  5. Korrigjon lëkurën e varur e të rrudhosur

Si ta përdorim?

Për shkak të vetive anti-inflamatore që ka, vaji i farave chia mund të korrigjojë në kohë shumë të shpejt çdo të metë lëkure. E aplikojmë lokalisht (domethënë në ato pjesë ku kemi rrudha apo varje të theksuar) me ndihmën e një copëze pambuku. Në vijim, e masazhojmë lëkurën butësisht derisa të përthithet tërësisht. Mandej,  mund të aplikojmë mbi të çfarëdolloj tjetër kremi./albstroka.com/Dhe diçka tjetër, sa i përket çmimit të vajit është tërësisht i përballueshëm.

© AlbStroka.com

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top