You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Ç’LIDHJE KA BUZËKUQI ME RRATHËT E ZINJ POSHTË SYVE?

Ç’LIDHJE KA BUZËKUQI ME RRATHËT E ZINJ POSHTË SYVE?

albstroka-receta-lorena-stroka-gazetare-si-te-zhdukni-rrathet-e-zinj-me-buzëkuq© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Një nga problemet që shqetëson gjithnjë e më shumë femrat është ai i rrathëve të zinj poshtë syve. Rrathë të zinj kemi të gjitha, por jo njëlloj të theksuar.

Megjithëse në treg ka produkte të ndryshme që premtojnë zhdukjen e shpejtë të tyre, efektet nuk janë asnjëherë të përsosura. Pra, na ndihmojnë të mbulojmë veç 40-50% të tyre, dhe jo plotësisht.

Në qoftë se doni të keni efekte më të mira, provoni një mënyrë tjetër mbulimi. Merrni pakëz buzëkuq portokalli ose të kuq (mos e teproni në sasi) dhe përhapeni poshtë syve, pastaj aplikoni mbi të korrigjuesin e zakonshëm (concealer). Menjëherë do të vëreni ndryshim në ngjyrë, do të zhduket e zeza dhe sytë do të duken më të shplodhur.

Thjesht duhet të bëni shumë prova për të gjetur se cila ngjyrë i përshtatet lëkurës tuaj. Për shembull, unë që jam lëkurë-bardhë përdor buzëkuq ngjyrë korali./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top