You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË NGADALËSOJMË SHENJAT E PLAKJES

SI TË NGADALËSOJMË SHENJAT E PLAKJES

lorena-stroka-foto-biografia-gazetare-wikipedia-blog-instagram-kontakt-gjatesia-albstroka-blog-street-style© Lorena Stroka

Mënyra sesi do të plakemi do të varet më së shumti nga mënyra sesi jetojmë”,  pati thënë dikur Aristoteli. Kalimin e kohës ndoshta nuk e ndalojmë dot, por shenjat që ajo lë te ne, po, mund t’i kontrollojmë.

Regjimi ushqimor, ushtrimet fizike, kujdesi i përditshëm, seksi dhe të menduarit pozitiv, janë vetëm disa prej faktorëve që çojnë në ngadalësimin e plakjes…

Komponenti i parë i anti-plakjes është ushqyerja e shëndetshme.  Shmangia e sheqerit – fruktozës, miellit të bardhë dhe proteinave shtazore veç efekt pozitiv mund të sjellë. Ndërsa sa i përket konsumit të ujit, shtojeni sa më shumë.

Mos harroni ushtrimin fizik, vetëm ecja, nuk mjafton. Me kalimin e viteve, të gjithë kemi nevojë për forcimin e muskujve. Barku, bicepsi, tricepsi, glutes pas të 25-ve fillojnë të shfaqin ndryshimet e para… Sistemi muskuloskeletik është baza e një njeriu gjithmonë të ri.

Kujdesi i jashtëm i lëkurës

Mos neglizhoni asnjëherë pastrimin  e fytyrës, qafës dhe dekoltesë (mëngjes/mbremje), si dhe të aplikoni produktet që i përshtaten tipit të lëkurës suaj.

Trajtimet mjekësore pas të 30-ve. Nuk duhet ta lini veten të rrudhet plotësisht e pastaj të kërkoni ta rinoni në mënyrë magjike! Kur flas për trajtime, nuk u referohem domosdoshmërisht kirurgjive plastike (heqjes së brinjve, silikonit, rinoplastikës), e kam fjalën për ndonjë peeling kimik, acid hialuronik, botox, lazer fraksional, mesoterapi. Trajtime që rikthejnë cilësinë e lëkurës dhe aktivizojnë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës nga fibroblasti.

Sidoqoftë, në asnjë rast, ato nuk zëvendësojnë dot  implantet apo fijet. Siç e kuptoni, për çdo defekt ka një zgjidhje, mjafton të zgjidhet specialisti i duhur. Rezultatet më të mira arrihen vetëm kur ruhet sensi i masës, larg çdo teprimi.

Së fundi, mos nënvlerësoni rëndësinë e jetës së shëndetshme seksuale në çdo moshë. Marrëdhëniet seksuale nuk duhen eliminuar asnjëherë. Lirimi i endorfinës përmirëson gjendjen emocionale, e cila rrjedhimisht përgjegjësohet për rizgjimin e vitalitetit të lëkurës./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top